Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se të gjithë qytetarët janë pasuri e shtetit dhe duhet të jenë pjesë e Kushtetutës. Kovaçevski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit, i bëri thirrje opozitës që të shpjegojë se çfarë ka kundër ndryshimeve kushtetuese dhe përfshirjes në Kushtetutë të qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët e janë vetpërcaktuar si malazezë, kroatë dhe bullgarë, njofton shërbimi për shtyp i Qeverisë.
“Kam thënë në një nga konferencat e mia për shtyp se edhe egjiptianët janë pjesë e shoqërisë sonë që kontribuojnë dhe për këtë arsye u mirëprit dhe ata tashmë kanë paraqitur kërkesë për përfshirjen e tyre në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Mirëpo, pse do të ishin kundër nëse pjesë të popullit izraelit, pra hebrenjtë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë pjesë e Kushtetutës sonë, gjegjësisht e preambulës së Kushtetutës sonë. Të gjithë ata qytetarë janë pasuri e vendit tonë”, tha Kovaçevski.
Kryeministri sqaroi se ka vende që janë në fqinjësi, pra në mjedis të afërt, që përfshijnë qytetarë me vetpërcaktim të ndryshme në Kushtetutën e tyre, gegjësisht në preambulë kanë ndërtuar shoqëri më të forta dhe shtete më të forta.
“Merrni për shembull Kroacinë, Kroacia ka 27 pjesë të kombeve që janë pjesë e Kushtetutës së tyre dhe ata e mbështetën atë dhe u bënë anëtare të BE-së dhe janë një vend që po përparon në të gjitha parametrat ekonomik, social dhe kulturor”, tha Kovaçevski.