Para deputetëve në Kuvend nesër do të jetë propozimi francez, ndërsa seanca u përcaktua pasiqë Qeveria dërgoi një pjesë të dokumenteve në lidhje me propozimin francez në Kuvend, njofton MIA.
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për të njëjtën ditë, gjysmë ore para fillimit të kësaj seancës, përcaktoi edhe një për paraqitjen që do të ketë kryetarja e Komisionit Evropian Ursula fon der Lajen. Seancë në të cilën deputetët duhet të debatojnë për Informacionin për përmbajtjen e propozim-kornizës negociuese për fillimin e negociatave të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të propozuar nga ana e presidencës së Francës me Këshillin e Bashkimit Evropian më 30 qershor të vitit 2022, të përcaktuar në ora 13:30.
Pushteti mbetët në qëndrimin se propozimi francez është i mirë dhe se duhet të pranohet për të hequr veton bullgare dhe të zhbllokojë procesin e eurointegrimeve të vendit. Opozita është me qëndrim të kundërt, ndërsa mospublikimi i protokollit dhe përmbajtjes së tij, hedh dyshime shtesë në atë se çfarë po bënë pushteti. Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani dje vlerësoi se janë të pabaza frika për bullgarizimi dhe se bëhet fjalë për spekulime që përdoren që dikush të fitojë pikë politike. Në paraqitjen e tij të djeshme në TV Sitel, Osmani nënvizoi se nuk ka asnjë bullgarizim apo imponim dhe askush nuk mund t’i ndryshojë librat tona shkollore. Spekulime të tilla, tha ai, janë frikësuese që përdoren për të marrë pikë politike dhe nuk janë në interes të qytetarëve.
Në këtë fazë, thekson Osmani, nuk ka formulim më të qartë për gjuhën se sa ka në kornizën e propozuar nga presidenca franceze. Korniza nuk ka të bëjë me Protokollin, ndërsa Protokolli do të publikohet, siç tha shefi i diplomacisë, para takimit të tij me ministren bullgare Teodora Gençovska. Sipas Osmanit, logjika që të mbetemi të bllokuar që Bullgaria të mos na bllokojë në të ardhmen është një qasje irracionale.
“Të gjitha spekulimet në publik për propozimin janë të pabaza, njerëzit mërziten pa nevojë, gjuha është e qartë, çështjet historike nuk janë pikë referimi për përparimin në proces, ka një fillim “të plotë” të negociatave menjëherë pasi ne japim një kalim për këtë proces.
Nuk ka asnjë bullgarizim, asnjë imponim, askush nuk mund të ndryshojë librat dhe monumentet tona. Këta janë trembësh që përdoren që dikush të marrë pikë politike dhe në asnjë mënyrë nuk janë në interes të qytetarëve. Interesi i qytetarëve tani është të lëvizin drejt BE-së dhe të forcojnë institucionet demokratike. Le të fillojmë procesin dhe gjatë negociatave do t’i tejkalojmë të gjitha dallimet, ka theksuar Osmani. Ai shpjegoi gjithashtu se deklaratat e njëanshme nuk kanë asnjë rëndësi juridike, por janë vetëm për përdorim të brendshëm.
“Bullgaria, edhe pse do të thotë diçka për publikun e saj, do të votojë për një kornizë në të cilën gjuha maqedonase është e pastër. Dhe ne tani po përpiqemi të kapemi nga diçka që është krejtësisht e parëndësishme në kushtet kur për herë të parë në historinë tonë kemi një dokument dhe propozim të tillë të pranuar nga Bullgaria. Gjatë gjithë kohës, qëndrimi bullgar ishte se nuk kishte mundësi që gjuha maqedonase të ishte në kornizë. Është kërkuar që ajo të jetë “gjuha zyrtare” e Maqedonisë së Veriut.
Pastaj kishte opsione të tjera, tani për tani, kjo zgjidhje është absolutisht e pastër. Nëse do ta kishim shkruar vetë kornizën, nuk mund të kishim shkruar ndryshe për gjuhën. Këto janë formulimet, tha Osmani.
Për seancën e paraparë për nesër, në rendin e ditës të së cilës do të jetë propozimi francez, Osmani theksoi se më të rëndësishmet do të jenë konkluzionet, përkatësisht drejtimet që do t’i dërgohen Qeverisë.
“Më të rëndësishmet do të jenë konkluzionet e Kuvendit, në të cilat Qeverisë do t’i jepet një mandat i qartë se çfarë mund dhe nuk mund të bëhet gjatë procesit të negociatave. Unë kam disa informacione se çfarë konkluzione po diskutojnë grupet parlamentare. Mendoj se konkluzionet do të kenë një peshë të rëndësishme për të dhënë drejtim, tha ministri.
Gjatë vizitës, Osmani tha se duhet t’i japim fund ciklit të urrejtjes në të cilin kemi hyrë me Bullgarinë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski konsideron ajo që protokolli ende nuk është publikuar dhe nuk dihet se çfarë përmban ai flet për, siç tha, se pushteti përsëri në mënyrë kontrabandiste ta kalojë propozimin francez. “Protokolli ende nuk është në rendin e ditës, as madje e di kush se çfarë përfshin ai protokoll që është një dokument thelbësor. Çdo gjë tjetër është një paradë dhe, do të thosha, një lloj atraksioni dhe argëtimi për ata që e mbështesin këtë. Thelbi është protokolli. Protokolli as nuk është dorëzuar, as nuk mendoj se do ta dorëzojnë, sepse po planifikojnë në mënyrë kontrabandiste ta kalojnë të gjithë këtë, siç po bëjnë në pesë vitet e fundit”, tha Mickoski në një deklaratë në protestën e djeshme kundër propozimit francez.
Sipas tij, nuk ka logjikë në pretendimet se protokolli fillimisht të nënshkruhet, e më pas të publikohet përmbajtja e tij.
“Kjo është e njëjtë sikur unë tani të vij në shtëpinë tuaj dhe t’ju vendos një fletë letre dhe t’ju them nënshkruani këtë dokument i cili vendos për të ardhmen e familjes tuaj pa e lexuar. Dhe ju do të më thoni që nuk do ta nënshkruaj sepse nuk e di se çfarë shkruan në të. Unë them mos u shqetësoni është i mirë për të ardhmen tuaj, besoni atij, duhet ta nënshkruani. A do ta nënshkruani ju ? Ja më jepni përgjigje, a do ta nënshkruani”, thotë Mickoski.
Lidhur me fjalimin e kryetares së KE-së, Ursula fon der Lajen para deputetëve, ai theksoi se çdo mysafir që do të vijë nga jashtë është i mirëseardhur, por, sepse shpreson që ajo do t’i dëgjojë mendimet edhe të deputetëve të VMRO-DPMNE-së të cilët, siç tha, janë nga partia e saj simotra.
“Ajo do të qëndrojë pak më shumë. Nuk do të qëndrojë vetëm të mbajë fjalim, por do të qëndrojë më shumë për t’i dëgjuar edhe argumentet tona, sepse ky është thelbi. Secili është i mirëseardhur. Duam të dëgjojmë çfarë mendojnë, por duam edhe të na dëgjojnë çfarë mendojmë. Kjo është demokracia dhe këto janë vlerat e vërteta evropiane. Dhe së fundi, dokumenti për të cilin po flisni ju është një letër e njëanshme që shërben për të kënaqur frustracionin e LSDM-së dhe të BDI-së. Kjo është në thelb. Përndryshe, ai dokument tekstualisht nuk ka asnjë kuptim sepse vetëm me 41 deputetë formalisht mund të miratohet. Ky është thelbi, asgjë tjetër”, theksoi kryetari i VMRO-DPMNE-së.