Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski apeloi tek qytetarët dhe tek subjektet politike në protesta të qeta dhe demokratike. Stabiliteti, siguria, paqja, theksoi ai, nuk kanë çmim, transmeton agjencia e lajmeve MIA.
Në edicionin e verës në “Click21” në TV21, Spasovski porositi se liderët politik dhe subjektet politike duhet të jenë në lartësi të detyrës, ta mësojnë përgjegjësinë personale.
“Dora e ngritur ndaj policit, është dorë e ngritur ndaj shtetit. Nëpunësit policorë janë këtu për ta mbrojtur rendin, paqen dhe sigurinë. Apeloj tek qytetarët dhe subjektet politike në protesta të qeta demokratike, vetëm kjo do të jetë dritë pozitive për vetëdijen e shtetit në nivel më të lartë”, thotë ministri i Punëve të Brendshme.
Sa i përket aktiviteteve që janë në organizim të protestave, theksoi Spasovski, MPB-ja dhe shërbimet janë të zgjuar në këtë pjesë, i kemi identifikuar të gjithë personat të cilët janë organizatorë, pjesëmarrës të qetë në këtë pjesë dhe merren të gjitha masat që qytetarët të jenë të qetë dhe të sigurt.
Ai shtoi se nëse shikojmë sipas metodologjisë së aktiviteteve, 27 prilli dhe kjo që po ndodh tani është identike.