• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Për një javë numri i personave me KOVID-pozitiv është rritur me rreth 65 për qind, deri më tani nuk ka asnjë masë të re

July 8, 2022
in COVID-19, LAJME
Takimi i Komisionit për Sëmundje Infektuese shtyhet për nesër

epa09001252 A woman wearing a protective face mask walks in front of the University Clinic for Infectious Diseases in Skopje, North Macedonia, 10 February 2021. The spread of the British coronavirus mutation is increasing in North Macedonia. The most relevant laboratory in the country located at the Macedonian Academy of Sciences and Arts (MANU) has confirmed more than 50 cases of the British mutation in a very short time frame. The numbers of newly infected and hospitalized patients with the coronavirus disease (COVID-19) are again showing growth in several cities in the country. North Macedonia has not yet received any COVID-19 vaccine. Serbian President Vucic is expected to hand over a donation of 8,000 Pfizer-BioNTech vaccines to North Macedonia's Prime Mister Zaev at the Blace border crossing on 11 of February. EPA-EFE/GEORGI LICOVSKI

Share on FacebookShare on Twitter

Në një periudhë njëjavore numri i rasteve pozitive është rritur për rreth 65 për qind. Për momentin, Komisioni për Sëmundje Infektive nuk rekomandon masa të reja, ndërsa masat aktuale për mbajtjen e detyrueshme të maskës në transportin publik, qendrat shëndetësore, barnatoret, shtëpitë e të moshuarve dhe shtëpitë e personave me aftësi të kufizuara mbeten të vlefshme, njofton MIA.

Në një deklaratë për MIA-n, zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive, Dr. Zllate Mehmedoviq dje ka theksuar se për marrjen e masave të reja është e nevojshme të monitorohen edhe parametrat tjerë, si objektet spitalore dhe numri i të vdekurve nga statistikat ditore të KOVID-19.

“Komisioni për Sëmundje Infektive njoftoi në periudhën e kaluar se masat që do të ndërmerren do të jenë në drejtim të parandalimit dhe do të jenë në përputhje me parametrat që ndjekim nga Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve dhe ky nuk është vetëm numri i të sapoinfektuarve, por edhe kapacitetet spitalore, gjegjësisht plotësimi i spitaleve, si dhe numri i vdekjeve që regjistrohen sipas statistikave ditore të Kovid-it”, thotë Mehmedoviq.

Vaksinimi për dozën e katërt kundër koronavirusit është gjithashtu duke u zhvilluar. Dozën e katërt mund ta marrin të gjithë qytetarët mbi 18 vjeç që kanë marrë tre doza të vaksinës kundër KOVID-19, në të gjitha pikat e vaksinimit pa termin. Vaksinimi me dozën e katërt, siç njofton Ministria e Shëndetësisë, është planifikuar të kryhet me vaksinën mRNA të “Fajzer” apo “Moderna”.

Intervali i rekomanduar ndërmjet dozës së tretë dhe të katërt, pra dozës përforcuese, është të paktën katër muaj.

“Vaksinimi me dozën e katërt rekomandohet veçanërisht për pacientët me sëmundje kronike, pacientët me dializë, pacientë të transplantuar, pacientë onkologjikë, pacientë me imunitet të kompromentuar dhe pacientë që marrin terapi imunosupresive dhe imunomoduluese për çdo indikacion dhe për personat mbi 60 vjeç. Vaksinimi është masa më e mirë parandaluese për t’u mbrojtur nga forma më e rëndë e virusit Kovid-19. Shteti ka mjaft sasi të vaksinave, të cilat janë të sigurta dhe efektive, dhe u bëjmë thirrje qytetarëve që të imunizohen në pikat e vaksinimit me vaksinë kundër Kovid-19, për të fituar imunitet shtesë”, thotë Ministria e Shëndetësisë.

Kushtet spitalore të Klinikës për Sëmundje Infektive, siç ka bërë të ditur zëdhënësi i KSI Mehmedoviq, për momentin nuk janë të plotësuara dhe ka mjaft objekte spitalore që mund të vihen në dispozicion, por numri i ekzaminimeve ambulatore në Klinikë është rritur. Nëse ka ndryshim të situatës epidemiologjike, siç ka treguar Mehmedoviq, parametrat do të rishikohen dhe Komisioni do të rekomandojë masa të reja për t’u mbrojtur nga virusi.

Gjatë ditës së djeshme, sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, janë kryer 1.129 analiza, janë regjistruar 355 raste me KOVID-19, nga të cilat 89 janë riinfeksione. Aktive janë 1474 raste me koronavirus.

Është raportuar një person i vdekur nga Shkupi në kushte spitalore dhe sipas regjistrit të personave të vdekur me diagnozë KOVID-19 nga Termin im, është regjistruar një person i vdekur nga Struga (78 vjeç), i cili ka ndërruar jetë në shtëpi më 30 qershor. Të dhënat e Institutit të Shëndetësisë Publike tregojnë se numër më të madh të rasteve aktive aktualisht ka në Shkup – 783, ndërsa në Makedonska Kamenicë, Pehçevë, Dojran nuk ka persona pozitivë për virusin.

Next Post
Vazhdon debati në Kuvend për propozimin Dobrilla Kacarska të jetë gjykatëse e re në Gjykatën Kushtetuese

Seanca kuvendore rreth Informacionit për propozim-kornizën negociuese do të caktohet në mënyrë plotësuese

Kallëzim penal kundër këshilltarit të kabinetit të ministrit Spasovski

Spasovski: Kemi shtet të sigurt dhe stabil pa indikacione për prishje më të mëdha të sigurisë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom