Liderët e G-7 kanë shprehur “shqetësim serioz” për shkak të paralajmërimit të Rusisë se mund të dërgojë raketa me ngarkesë bërthamore në Bjellorusi, raportoi DPA, transmeton MIA.
Në deklaratën e përbashkët në ditën e dytë të samitit tre ditor në Alpet bavareze, liderët e Britanisë së Madhe, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara thanë se dënojnë “përdorimin e pajustifikuar të retorikës bërthamore dhe sinjalizimit nga ana e Rusisë”.
“Rusia doemos të respektojë detyrimet e saja ndërkombëtare, përfshirë edhe ato që ndalojnë përdorimin e armëve kimike, biologjike ose bërthamore”, thuhet në deklaratë. “I bëjmë thirrje Rusisë të sillet me përgjegjësi dhe të tregohet e përmbajtur dhe përsërisim se çdo përdorim i armëve të tilla do të ishte e papranueshme dhe do të kishte pasoja të rënda”, theksojnë liderët e G7 në deklaratën e përbashkët të transmetuar nga DPA.
Komentet vijnë pasi presidenti Vlladimir Putin kinse i ka thënë liderit bjellorus Aleksandar Lukashenko, aleatit të tij më të afërt në luftën kundër Ukrainës se Rusia në muajt në vijim Bjellorusisë do t’i dërgojë raketa më ngarkesë bërthamore, njofton DPA.