Ambasadorët e vendeve-anëtare të BE-së në takimin e mbrëmshëm në Bruksel nuk arritën konsensus për vendosjen e pakos së gjashtë të sanksioneve kundër Federatës Ruse, njofton MIA.
Një përpjekje e re për arritje të marrëveshjes për përforcimin e presioneve ndaj Rusisë është caktuar për sot, menjëherë pas samitit special të liderëve të BE-së.
Propozimi i institucioneve evropiane dhe i Francës si kryesues me BE-më, parashikon vendosje të embargos së importit të naftës ruse që porositet përmes rrugës detare deri në fund të vitit, me përjashtim të naftës që transportohet përmes naftëpërçuesit “Druzhba” që i furnizon Hungarinë, Sllovakinë dhe Çekinë.
Një burim i mirë informuar nga Brukseli thotë se edhe çështja rreth “Druzhbaës” do të zgjidhet së shpejti.
Hungaria si vend pa dalje në det dhe shtet i cili 65 për qind të naftës së saj konsumatore e siguron nga Rusia përmes naftëpërçuesit “Druzhba” e kundërshton embargon e naftëpërçuesit dhe e hodhi poshtë ofertën e parë për përjashtimin e saj dyvjeçar nga detyrimet për ndalesë të importit.