Ministri i Arsimit dhe Shkencës Jeton Shaqiri sot do t’i vizitojë shkollat e mesme profesionale “Vanço Pitoshevski” dhe “Shën Naum i Ohrit” në Ohër dhe “Niko Nestor” në Strugë, njofton MIA.
Vizita është në suaza të fazës së dytë të fushatës për promovim të arsimit të mesëm profesional “Mëso me mençuri, puno me profesionalizëm”, qëllimi i së cilës është t’i njoftojë nxënësit e ardhshëm me perspektivat dhe mundësitë që i ofron ky lloj arsimi.
Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Lulzim Aliu, do t’i vizitojë shkollat e mesme profesionale “Mirko Mileski” dhe “Drita” në Kërçovë.