Kryetarja e partisë DOM, Maja Moraçanin, përfaqësuesja e komunitetit ekspert, dr. Ivana Llozanovska dhe presidenti i Civilit, Xabir Deralla, janë pjesëmarrës në ngjarjen onlajn sot, në temën “Ekonomia qarkulluese: Potencialet dhe sfidat për gjeneratat e ardhshme”. Ngjarja do të fillojë në ora 12 dhe do të transmetohet drejtpërdrejt nga pres qendra e Civilit.
Çfarë është ekonomia qarkulluese, sa e zbatueshme është në ekonomitë kombëtare dhe lokale, veçanërisht në rastin e vendeve të varfra, sa është e mundur në kontekstin e agresionit rus kundër Ukrainës dhe kushteve të tjera ekonomike, ushtarake, politike dhe të tjera – janë disa nga pyetjet lidhur me këtë temë, thonë organizatorët e manifestimit që është pjesë e Javës së Ekonomisë Qarkulluese në Ballkanin Perëndimor, e cila mbahet nga 23 deri më 27 maj në gjithë Ballkanin Perëndimor.
Java e Ekonomisë qarkulluese e Ballkanit Perëndimor është nisma e parë rajonale që bashkon aktorë të ndryshëm në të gjithë Ballkanin Perëndimor. Fokusi i kësaj nisme është ekonomia qarkulluese dhe zhvillimi i qëndrueshëm, dhe organizohet nga anëtarë të komunitetit Logex nga i gjithë rajoni, me iniciativë të Forumit Ballkanik nga Kosova.
Vegëza: Facebook ngjarje