Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski kumtoi se në luftimet në lindje të vendit çdo ditë vdesin mes 50 dhe 100 ukrainas, transmeton MIA.
Me atë rast ai dukshëm mendoi për viktimat e luftës. Luftimet më të ashpra këto ditë po zhvillohen rreth qyteteve Severodoneck dhe Lisiçanska, në Llugansk, një nga dy rajonet që e përbëjnë provincën Donbas në lindje të vendit, të cilën rusët po tentojnë ta pushtojnë.
Sergej Gajdai, guvernator i Lluganskit, në intervistë televizive deklaroi se Rusia po përdorë “taktikë të vendit të djegur” dhe se Severodonecku është sulmuar “nga katër drejtime të ndryshme”.
Por, ai pohon se forcat ruse nuk kanë arritur të hyjnë në qytet. Korrespondentja e “Gardian”-it nga luftimet në Ukrainë, Ema Gream-Tomson, thekson se vendi deri më tani nuk ka qenë posaçërisht transparente për viktimat e veta të luftës, duke shtuar se fakti që Zelenski flet hapur për numrat do të thotë se në muajin e fundit, në lindje të vendit janë vrarë 3.000 ukrainas, duke shtuar ndonjë fjalë për atë se sa brutale janë luftimet që po zhvillohen atje.