• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Bytyqi prej OECD-së në Paris: Vizion i qartë për zhvillimin, stabilitetin, parashikueshmërinë dhe dialogun gjithëpërfshirës janë çelësi për zhvillimin dhe mbajtjen e kapitalit njerëzor në rajon

May 18, 2022
in LAJME
Bytyqi: pakoja e katërt e masave ekonomike do të definohet deri në fund të javës së ardhshme
Share on FacebookShare on Twitter

Sot në Paris, zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi ka mbajtur fjalim në konferencën për Evropën Juglindore mbi kapitalin njerëzor, migracionin dhe si të formojmë të ardhmen së bashku, në organizim të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), kumtojnë nga Qeveria.

Së bashku me zëvendëskryeministrin Bytyqi në panel folën edhe ministri i bashkëpunimit zhvillimor në Slloveni Stanislav Rascan, ministri i tregtisë së jashtme dhe marrëdhënieve ekonomike në Bosnje dhe Hercegovinë Stasha Kosharac, ministrja e industrisë, sipërmarrësisë dhe tregtisë në Kosovë Rozeta Hajdari, sekretari i shtetit për tregti të jashtme dhe bashkëpunimit zhvillimor në Kroaci Zdenko Luciq, ndërsa paneli u moderua nga drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim Patricia Danci.

„Jam mirënjohës që më ftuat në këtë ngjarje, por jam gjithashtu mirënjohës që po na udhëzoni në procesin e bërjes së politikave, duke na ofruar njohuri dhe ekspertizë në secilin vend në procesin e përgatitjes së Studimit për migracionin e punës në Ballkanin Perëndimor: hartimi i skemave, zgjidhja e sfidave dhe shfrytëzimi e përfitimeve.

Raporte të tilla na ndihmojnë ne, politikëbërësve, të krijojmë politika cilësore të bazuara në një gamë të gjerë provash dhe rekomandimesh politikash që mund të zbatohen, të cilat do të ofrojnë rritje ekonomike më intensive dhe të qëndrueshme, duke shërbyer në të njëjtën kohë si një pasqyrë e avantazheve tona  konkurruese si rajon.

Por këtu dua të theksoj dhe ta bëj të qartë se ky studim duhet të na ndihmojë të krijojmë një pasqyrë shumë më të qartë të avantazhit tonë konkurrues të ndërsjellë dhe se si mund të rritemi së bashku, sepse e ardhmja jonë është e lidhur dhe tani, më shumë se kurdoherë, ne kemi nevojë për një qasje holistike, gjithëpërfshirëse dhe të përbashkët për politikëbërjen që fokusohet në rritjen.

Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë skenarët janë që migrimi i të rinjve dhe ikja e kokave që tashmë po ndodh, do të ndodhë edhe më shumë.

Çfarë mund të bëjë një qeveri kombëtare dhe çfarë ka dështuar të bëjë apo të arrijë? Ndoshta të gjithë do të thonë, harmonizoni politikat me qëllimet globale si OZHQ (Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm) ose qëllime të tjera më të larta të BE-së. Maqedonia e Veriut nuk mbetet pas gjithë kësaj: ne miratuam Agjendën 2030 dhe Objektivat për Zhvillim të Qëndrueshëm në vitin 2016 dhe i përsëritëm në vitin 2018 dhe ne përpiqemi të mbajmë paradigmën e agjendës – të mos lëmë askënd pas.

Ne, vendet e Ballkanit Perëndimor, ndajmë të njëjtën të kaluar dhe e njëjta gjë vlen edhe për të ardhmen tonë. Ne duhet, nëpërmjet bashkëpunimit të ndërsjellë, të rrisim avantazhet tona dhe t’i përdorim ato si një avantazh konkurrues për rajonin.

Dhe e gjithë kjo ndërkohë që ne po ecim rrugës drejt Bashkimit Evropian.

Kjo do të sigurojë që qytetarët tanë, veçanërisht të rinjtë, do të shohin një vizion dhe të ardhme të qartë dhe me këtë qartësi do të mund të identifikojnë më lehtë ambiciet e tyre dhe jetën që ata presin të jetojnë në vendet tona, në rajonin tonë. Dhe kjo është ajo që ne po bëjmë, për të cilën po punojmë, sepse kjo është e ardhmja që duam t’u ndodhë atyre”, theksoi mes tjerash Bytyqi.

Next Post
Kovaçevski – Bërnabiq: Bashkëpunimi i fuqishëm rajonal është bazë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik

Kovaçevski – Bërnabiq: Bashkëpunimi i fuqishëm rajonal është bazë për zhvillim të përshpejtuar ekonomik

Bajden ka propozuar 6,9 miliardë dollarë për ndihmë ndaj Ukrainës kundër Rusisë dhe përforcim të NATO-s

Bajden në takim me liderët e Suedisë dhe të Finlandës

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom