Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Zhozep Boreli konsideron se Mariupoli është Halepi evropian, njofton agjencia e lajmeve MIA.
“Qytet i shkatërruar plotësisht. Me mijëra civilë të vdekur. Do të bëjmë çmos që kjo luftë të përfundojë sa më shpejt. Dhe prandaj do të vazhdojmë t’i ndihmojmë Ukrainës, ka shkruar Boreli në Tuiter. Sipas tij, lufta në Ukrainë e transformon gjeopolitikën globale.
Forcat ruse e ndërmorën kontrollin mbi qytetin ukrainas të Mariupolit, por pjesëtarët e forcave ukrainase mbetën të bllokuar në fabrikën për çelik “Azovstal”.
Halepi është qytet i Sirisë që pësoi shkatërrime të mëdha gjatë luftës. Përndryshe, qyteti ndodhet në listën e Trashëgimisë kulturore botërore.