Realizimi i projekteve kapitale, përmes ndërtimit dhe rikonstruimit të rrjetit rrugor, infrastrukturës komunale dhe hekurudhës, mbetet fokus i fortë i Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, njofton MIA.
Në 100 ditët e Qeverisë, përfundoi ndërtimi i fazës së dytë të rrugës së shpejtë Shtip – Radovish investim prej 23 milionë euro, thekson ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski.
Ai thekson se kanë përfunduar të gjitha projektet infrastrukturore në autostradën Kërçovë – Ohër të cilat ishin të nevojshme për vazhdimin e të gjitha punëve plotësuese me çka u mundësua front i fortë për punë në teren. Në mënyrë aktive punohej edhe në ndërtimin e seksionit të autostradës nga vendkalimi kufitar Bllacë deri në fshatin Bllacë.
“Për kujdes të kategorive të ndjeshme sociale, në 100 ditët e para, filluam me ndërtim të banesave sociale në Pehçevë dhe Saraj, ndërsa i përfunduam ndërtesat sociale në Negotinë dhe Demir Kapi. Filluam me shpërndarjen e 70 banesave në Gostivar”, tha Boçvarski.
Në kuadër të bisedimeve të komisioneve të përziera mes Qeverive të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë, siç thekson ministri, janë rritur kuotat për leje për dhe nga vendi i tretë me çka është avancuar transporti i mallrave dhe është vendosur linja ajrore Sofje – Shkup.