• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Kovaçevski – Shentop: Integrimet evropiane të Maqedonisë së Veriut janë të rëndësishme për stabilitetin e rajonit dhe më gjerë

April 28, 2022
in LAJME, POLITIKË
Kovaçevski: Arritëm marrëveshje për pagën minimale prej 18.000 denarë
Share on FacebookShare on Twitter

Maqedonia e Veriut dhe Turqia vazhdojnë t’i zhvillojnë marrëdhëniet në planin e ekonomisë dhe si shtete partnere në kuadër të aleancës së NATO-s, kanë konstatuar në takimin e sotëm në Shkup kryetari i Qeverisë, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit të Madh Kombëtar të Republikës së Turqisë, Mustafa Shentop,njoftonMIA.

Në takim, siç njoftoi shërbimi për informim i Qeverisë, bashkërisht janë konfirmuar marrëdhëniet e mira tradicionale dhe miqësore ndërmjet dy shteteve, të cilat shënojnë avancim, që e tregoi rritjen e vëllimit tregtar në vitin 2021, si dhe atë që kompani turke janë investitorë më të mëdhenj në vend. “Është vlerësuar se shteti kujdeset për të gjithë qytetarët njëjtë, se Maqedonia e Veriut është shembull se si qytetarë nga kultura, fe dhe bashkësi etnike të ndryshme mund të jetojnë bashkë në një shtet, në harmoni dhe se ky është kontribut i rëndësishëm në paqen e Ballkanit”, bëhet e ditur në kumtesë.

Në këtë drejtim, është transmetuar se Turqia e mbështet Maqedoninë e Veriut që sa më shpejtë t’i fillojë bisedimet me BE-në, me shpresë se kjo do të ndodhë sa më shpejtë, sepse konsiderohet se integrimet evropiane të shtetit tonë janë me rëndësi të madhe për stabilitetin e rajonit, por edhe më gjerë. Kryeministri Kovaçevski është falënderuar për mbështetjen e sinqertë dhe të vazhdueshme nga Republika e Turqisë në progresin e Republikës së Maqedonisë së Veriut që nga pavarësimi i shtetit e deri më sot.

Sa i përket çështjes me Bullgarinë, kryeministri Kovaçevski ka potencuar se zgjidhja është e mundur nëse të dyja palët janë të përkushtuara në bisedime dinjitoze të bazuara në vlerat evropiane dhe në frymën e respektimit të ndërsjellë. Sa i përket situatës në Ukrainë, kryeministri Kovaçevski ka theksuar se shteti ynë vazhdon me politikat të cilat janë plotësisht në linjë të BE-së dhe NATO-s.

Next Post
Xhaferi nga Ukraina: Do të angazhohem që institucionet e Maqeodnisë së veriut ta ofrojnë tërë përkrahjen e mundur

Xhaferi nga Ukraina: Do të angazhohem që institucionet e Maqeodnisë së veriut ta ofrojnë tërë përkrahjen e mundur

Bochvarski: Kontraktorë të rinj janë zgjedhur për pjesët e autostradës Gradsko-Prilep

Boçvarski: Prioritet janë projektet kapitale, në teren punohet me tempo të fortë

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom