Kuvendi sot do ta vazhdojë mbledhjen e 57-të, në të cilën janë shtatë pika të rendit të ditës., njofton MIA.
Nga pesëmbëdhjetë pikat e rendit të ditës, ende nuk janë shqyrtuar Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar, me procedurë të shkurtuar, Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për themelim të Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, në lexim të parë dhe Propozim ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për material reproduktiv nga llojet e drunjve pyjor, në lexim të parë.
Në kuadër të kësaj mbledhje deputetët do t’i shqyrtojnë edhe propozimet e vendimeve për miratim të Programit vjetor për punë dhe zhvillim të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor për vitin 2022, për miratim të Programit vjetor për punë të Agjencisë për posta për vitin 2022 dhe për miratim të Planit financiar të Ndërmarrjes publike radiodifuzive Radio televizioni i Maqedonisë për vitin 2022, si dhe Raportin e Komisionit evropian për Republikën e Maqedonisë së Veriut për vitin 2021.