Presidenti ukrainas Volodomir Zelenski në video mesazhin e ri mbrëmë theksoi se pozicionet e tyre negociuese me Rusinë në konflikt tani janë shumë më reale, transmeton DPA, inofrmon MIA.
Por, megjithatë, shtoi ai, do të nevojitet kohë para se Ukraina të jetë e kënaqur. “Të gjithë duam paqe dhe fitore sa është e mundur më shpejt”, tha presidenti në mesazhin de shtoi se “nevojiten punë dhe durim”.
Çdo luftë përfundon me marrëveshje, përfundoi Zelenski, duke shtuar se “takimet do të vazhdojnë”, shtoi agjencia gjermane.
Negociatorët ukrainas dhe rusë dy ditëve paraprake patën takime përmes lidhjes video-konferenciale.
DPA përkujtoj se këshilltari i presidentit ukrainas, Mihaillo Podoljak, mbrëmë deklaroi se bisedimet do të vazhdojnë edhe sot.