Ukraina e pavarur do të ekzistojë shumë më gjatë se Vladimir Putin, tha mbrëmë në intervistë për Si-En-En sekretari amerikan shtetëror Entoni Blinken, njofton MIA.
“Në një mënyrë apo tjetër Ukraina do të mbeet, ndërsa Putini një ditë nuk do të jetë”, tha Blinken.
Në intervistën, sekretari shtetëror i bëri thirrje presidentit rus që të ndalojë luftën.
“Ndaloni luftën menjëherë”, thirri ai. Ai paralajmëroi edhe një herë Kinën për pasoja të rënda nëse vendos të ndihmojë Moskën të shmangë sanksionet.
“Fakti që Kina nuk e ka dënuar atë që po bën Rusia flet shumë”, tha Blinken.