Organizata botërore e shëndetësisë (OBSH) rekomandoi që Ukraina t’i shkatërrojë patogjenet e rrezikshme të gjetura në laboratoritë për shëndet publik në vend, që ta pengojë mundësinë për “largimin” e tyre dhe përhapjen e sëmundjeve mes popullatës, njofton agjencia e lajmeve MIA.
Ekspertët për biosiguri paralajmërojnë se hyrja e ushtarëve rusë në Ukrainë dhe bombardimi i qyteteve e kanë rritur rrezikun nga largimi i patogjeneve në rast të dëmtimit të ndonjë prej atyre laboratorive.
Si dhe në shumë vende tjera, laboratoritë për shëndet publik hulumtojnë si ta zvogëlojnë kërcënimin nga sëmundjet e rrezikshme, që i godasin kafshët dhe njerëzit, duke përfshirë edhe Kovid-19.
Laboratoritë ukrainase marrin përkrahje nga SHBA-ja, Bashkimi Evropian dhe OBSH-ja. OBSH nuk u përgjigj në pyetjen nëse janë respektuar rekomandimet e tyre.