Ndalesa të cilën e vendosi presidenti Xhozef Bajden për importin amerikan të naftës ruse dhe energjense të tjera nuk përfshin ndalesë për import të uraniumit për centralet bërthamore, thotë një burim i informuar mirë me këtë çështje, informuan mediat amerikane, njofton MIA.
Industria energjetike e SHBA-së bazohet në Rusinë dhe aleatët e saj Kazakistani dhe Uzbekistani për rreth gjysmë të uraniumit të cilin e përdor për centralet e saja bërthamore. Ajo degë e energjetikës amerikane loboi në Shtëpinë e Bardhë që të mos ndalohet importi i uraniumit nga Rusia, edhe krahas pushtimit të Moskës në Ukrainën fqinje, bëjnë të ditura burimet. Nuk ka prodhim ose përpunim i uraniumit në SHBA edhe pse disa kompani theksuan se do të donin ta rinovonin prodhimtarinë vendore në Teksas ose Vajoming nëse prodhuesit e energjisë bërthamore nënshkruajnë marrëveshja afatgjate për furnizim.