Ukrainën e pret shumë punë për t’u bashkuar drejt BE-së, por ky proces ka filluar, deklaroi kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon der Lajen në një intervistë për televizionin CNN, informon MIA.
“Është bërë shumë, ka ende punë që të afrohemi, por procesi ka filluar”, tha ajo.
Fon der Lajen foli për pushtimin rus në Ukrainë dhe shprehi mendime se nevojitet “hetim i qartë dhe i fuqishëm” për atë nëse forcat ruse kanë kryer krie luftarake në Ukrainë.
Sipas saj, procesi i aderimit të Ukrainës drejt BE-së do të zgjasë, megjithatë duke përkujtuar se tashmë një kohë ekziston bashkëpunim intensiv në relacionin Bruksel – Kiev.
Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski paradokohe dërgoi kërkesë deri te vendet-anëtare të BE-së për pranim urgjent të Ukrainës në Union, duke e nënshkruar aplikacionin për anëtarësim.
Liderët e Bullgarisë, Çekisë, Sllovakisë, Sllovenisë dhe të vendeve baltike i bëjnë thirrje BE-së që të ndërmerren hapa që Ukrainës menjëherë t’i ndahen statusi-kandidat dhe fillimi i negociatave për anëtarësim në Union.