Organizata për siguri dhe bashkëpunim në Evropë (OSBE) kumtoi se evakuimi i anëtarëve të misionit nga Ukraina pothuajse ka përfunduar,njofon agjencia e lajmeve MIA.
“Procesi i evakuimit të përkohshëm të të gjithë anëtarëve të misionit ndërkombëtar gati ka përfunduar. Grupi i fundit i mbetur – vëzhguesi kryesor dhe ekipi i lartë menaxhues – tani do ta lëshojnë Ukrainën”, theksohet në kumtesën e OSBE-së.
Në fillim të javës së kaluar, shumica e ekipit prej rreth 500 anëtarëve të vëzhguesve ende ishin të bllokuar në Harkov dhe në Kerson.
Disa vëzhgues, gjithashtu, është dashur të evakuohen nga rajonet lindore Lugans dhe Donjeck, shtohet në raport. OSBE-ja, gjithashtu, kumtoi se ka pranuar raporte se hapësirat e qendrës të tyre speciale për vëzhgimin e misioneve në MAriupol dje “janë dëmtuar për shkak të granatimit”.
Nga fundi i shkurtit, organizata vendosi përkohësisht ta përfundojë misionin e saj për shkak të invazionit rus ndaj Ukrainës dhe ta tërheq ekipin e vet të paarmatosur ndërkombëtar nga vendi.