CIVIL –Qendra për Liri e dënon agresionin luftarak ndaj Ukrainës, që filloi më 24 shkurt. Operacionet luftarake të zbatuara që në orët e para nga pushtimi i këtij vendi, mbjellin frikë dhe terror te pupullata civile me synim të dukshëm jetët e civilëve të shndërrohen në armë lufte.
Akti ushtarak i Federatës Ruse është plotësisht i paarsyeshëm. Bota është dëshmitare për sulmin e pa provokuar ndaj një vendi të pavarur, sovran, paqedashës dhe demokratik. Okupacioni shumëvjeçar i një pjese të Ukrainës në vitin 2014 dhe fillimin e një pushtimi total në vitin 2022 është sulm i drejtpërdrejtë ndaj lirisë dhe demokracisë në gjithë botën.
Lufta që e nisi Putini është luftë edhe kundër të drejtave dhe lirive të njeriut të qytetareve dhe qytetarëve të Rusisë!
Nuk bëhet fjalë vetëm për territore dhe resurse, nuk bëhet fjalë vetëm për qëllime ushtarake. Po shkelen të drejtat dhe liritë themelore të civilëve në Ukrainë. Me këtë luftë të tmerrshme, përmasat e të cilës i tejkalon vetëm absurdi dhe ambiciet e një të fuqishmi, shkelen të drejtat dhe liritë e njeriut në gjithë botën.
Me agresionin ushtarak ndaj Ukrainës shkatërrohen mundësitë për zhvillim demokratik dhe plotësisht rrezikohen siguria, paqja dhe mirëqenia e gjithë botës. Lufta që e filloi Putini është edhe luftë kundër të drejtave dhe lirive të qytetareve dhe qytetarëve të Rusisë.
Liria dhe paqja në Ukrainë nënkuptojnë liri dhe paqe për gjithë botën!
Andaj, CIVILi u bën thirrje të gjithë qytetareve dhe qytetarëve të Rusisë të drejtohen para regjimit antidemokratit dhe ushtarak të presidentit Putin dhe ta shprehin mbështetjen e tyre për lirinë e Ukrainës, sepse kjo është edhe liria e tyre!
Tani është koha kur ky regjim duhet të ndalohet përgjithmonë. Sot, më tepër se kurdoherë, liria dhe paqja në Ukrainë nënkuptojnë liri dhe paqe në gjithë botën. Dhe kjo nënkupton edhe paqe dhe liri për qytetaret dhe qytetarët e Rusisë.
JO Putinit, JO luftës dhe PO lirisë, demokracisë dhe paqes!
CIVILi si organizatë për të drejtat të njeriut, shpreh mbështetje dhe solidaritet me zë të lartë dhe të qartë me të gjithë qytetarët dhe autoritetet ukrainase në Kiev. Organizata është në dispozicion për të bërë çdo gjë që është e mundur për të ndihmuar në këtë kohë të vështirë për Ukrainën dhe për të gjithë botën. CIVILi është gjithashtu në dispozicion për të ndihmuar të gjithë njerëzit liridashës dhe paqësorë në Rusi dhe u bën thirrje të kryejnë një akt të lartë patriotik dhe njerëzor – t’i thonë JO Putinit, JO luftës dhe PO lirisë, demokracisë dhe paqes!
Kërkesat për paqe janë akt i lartë patriotik!
Kërkesat për ndërprerjen e armiqësive dhe për paqen, kërkesat për përgjegjësi për vuajtjet njerëzore janë një akt i lartë patriotik, dhe jo tradhti, siç po përpiqen ta portretizojnë mediat e regjimit në Rusi. Sakrifica e bërë nga aktivistët rusë të paqes është e pakrahasueshme me viktimat dhe vuajtjet e civilëve.
Ndaloni despotin militant në Kremlin!
Njeriu paqedashës rus sot duhet t’u kërkojë gjeneralëve rusë të mos veprojnë kundër lirisë së një populli paqësor, të kërkojë nga policia që të mos veprojë kundër protestuesve paqësorë. Përkundrazi, ata duhet të veprojnë në mbështetje të demokracisë, lirisë dhe paqes. Kjo do të thotë se objektivi më i lartë i ushtrisë dhe policisë ruse tani nuk është në Kiev, por në Moskë. Presidenti Putin është mbajtur prej kohësh përgjegjës për shkeljet e të drejtave të njeriut në Rusi. Tani është shansi i fundit për ta bërë këtë – për të ndaluar despotin militant në Kremlin!
#MbështetjePërUkrainën
#StandWithUkraine