Forcat ruse kanë nisur një sulm ndaj Ukrainës pas disa muajsh të rritjes së trupave ushtarake përgjatë kufirit të saj. Shpërthime u dëgjuan herët të mërkurën pranë kryeqytetit ukrainas të Kievit, me presidentin ukrainas Vladimir Zelenskyy i cili tha se Rusia kishte kryer sulme në infrastrukturën ushtarake dhe mbi rojet kufitare në rajonin e Donbas, transmeton Portalb.mk.
Qeveria e RMV-së obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme që përmes misionit të Përhershëm të BE-së në Bruksel të njoftojë se Maqedonia e Veriut po i bashkohet pakos së re të masave restriktive të Këshillit të BE-së, së bashku me të gjitha vendimet e mëparshme për masat restrikive nga viti 2014 e deri më tani duke pasur parasysh situatën në Ukrainë, dhe për të filluar procedurën për zbatimin e tyre.
“Në këtë fazë, masat restriktive të targetuara të BE-së, të cilave u është bashkuar edhe vendi ynë, përfshijnë masa të targetuara për një numër të caktuar politikanësh dhe biznesmenësh që kanë luajtur një rol në situatën e krijuar në Ukrainë dhe atyre u ndalohet të udhëtojnë nëpër vendet e BE-së, si dhe ndalimi i qasjes në fondet financiare të Unionit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.