• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home BOTA

Kuleba: Synimi i sulmeve ruse është shkatërrimi dhe okupimi i shtetit ukrainas

February 24, 2022
in BOTA, LAJME
Kuleba: Synimi i sulmeve ruse është shkatërrimi dhe okupimi i shtetit ukrainas
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Punëve të Jashtme i Ukrainës, Dmitro Kuleba sot vlerësoi se synimi i sulmeve ruse është “shkatërrimi i shtetit ukrainas, okupimi i territorit ukrainas dhe vendosja e kontrollit okupues”, përcjell agjencia e lajmeve MIA.

“Armata ruse po kryen sulme ndaj qyteteve të qeta ukrainase nga drejtime të ndryshme, duke e përfshirë edhe Donbasin dhe Krimenë përkohësisht të okupuar, si dhe rajonin verilindor. Ky është akt i luftës, sulm i sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës, shkelje e madhe e Kartës së KB-së dhe normave dhe parimeve bazë”, thuhet në kumtesën e Kulebas.

Kuleba shtoi se Ukraina e ka aktivizuar të drejtën e vetë mbrojtjes në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, se fryma luftarake e armatës është e lartë dhe se “ushtarët janë të gatshëm të japin rezistencë vendimtare ndaj agresorit shtetëror”.

“Ukraina i bën thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të reagojë menjëherë. Vetëm hapa të bashkuara dhe vendimtare mund ta pengojnë agresionin e Vlladimir Putinit kundër Ukrainës. Partnerët tanë duhet menjëherë të aktivizojnë pako të sanksioneve të reja. U bëjmë thirrje edhe kryeqyteteve mike të vazhdojnë t’i forcojnë aftësitë mbrojtëse të vendit tonë me sigurimin e armëve dhe pajisjes ushtarake”, theksoi ai në deklaratën me shkrim.

Ministri ukrainas vlerësoi se nga përgjigja e përbashkët nuk varet vetëm siguria e qytetarëve të Ukrainës, por edhe siguria e qytetarëve nëpër Evropë dhe ardhmëria e rendit botëror.

Next Post
Stoltenberg: Anëtarësim në NATO nëse referendumi ka votim pozitiv

Stoltenberg: Sulmi është shkelje serioze e të drejtës ndërkombëtare

Separatistët pro-rus filluan sulme në Donjeck dhe Lugansk

Rusia filloi pushtimin e Ukrainës: Bota perëndimore thirrje për të ndaluar luftën

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom