• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home DEKLARATA

Boçvarski: Jemi të gatshëm për debat për ligjin për ndërtimet pa leje

February 21, 2022
in DEKLARATA, LAJME
Boçvarski: Investojmë në fqinjësi të mirë, 50 milion euro për lidhshmëri rrugore me Bullgarinë
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski sot deklaroi se është i gatshëm për debat për ligjin për përcaktimin e statusit juridik të objekteve të ndërtuara pa leje kudo dhe në çdo nivel, ndërsa para së gjithash, me deputetët. Në pyetjen e gazetarëve për iniciativën e deputetes Maja Moraçanin për debat mbikëqyrës për ligjin për ndërtimet pa leje Boçvarski porositi se ligji është i nevojshëm për qytetarët, transmeton agjencia e lajmeve MIA.

Sipas tij, nëse deputetët janë të gatshëm që ta votojnë kjo do të jetë në rregull, por nëse refuzojnë të diskutojnë dhe ta votojnë atëherë shteti do ta tërheqë.

“Sa i përket Ligjit për objekte të ndërtuara pa leje ne jemi të gatshëm për debat kudo dhe çdo nivel me deputetët, para së gjithash, për shkak të asaj që vlerësoj se ky ligj nevojitet për qytetarët e vendit tonë të cilëve iu nevojitet kulm mbi kokë për shkak të aspektit social në shtet dhe për këtë jemi të gatshëm të diskutojmë edhe në Kuvend dhe jashtë Kuvendit. Nëse shteti është i gatshëm, nëse deputetët janë të gatshëm në shumicë të miratojnë një ligj të tillë kjo do të jetë në rregull, por nëse deputetët refuzojnë të diskutojnë dhe refuzojnë të miratojnë një ligj të till atëherë shteti do ta tërheqë atë ligj dhe për këtë jemi të gatshëm, të diskutojmë si edhe deri më tani. Është me rëndësi që ta dinë qytetarët se kemi kujdes për problemet e tyre. Problemet e tyre nuk i vendosim nën qilim por haptas diskutojmë dhe ashtu do të vazhdojmë edhe në periudhën e ardshme”, deklaroi Boçvarski, pas mbikëqyrjes së punëve ndërtimore në seksionin Krupishtë – Koçan.

Boçvarski e prezantoi Propozim-ligjin e ri për marrjen e statusit juridik për objektet e ndërtuara pa leje në dhjetor të vitit të kaluar. Me të mund të legalizohen objekte të ndërtuara pa leje deri më 1 janar 2021. Është paraparë mënyrë graduale për përllogaritjen e kompensimit për legalizim edhe atë, për objekt deri 80 metra katrorë vlera e kompensimit rritet për 50 për qind nga shpenzimi themelor komunal, ndërsa për objekte mbi 80 metra katrorë, ai kompensim ritet për 100 për qind.

Kompensim për legalizim të objekteve pa leje, sipas propozimit, nuk do të paguajnë qytetarët me rrezik social dhe personat me të ardhura deri 180 mijë denarë të ardhura vjetore, me çka rritet përfshirja e qytetarëve të cilët janë liruar nga ky kompensim.

Next Post
Osmani: Thelbi i kontestit me Bullgarinë nuk ka asgjë me procesin e eurointegrimit

Çështjet e hapura mes Shkupit dhe Sofjes do të zgjidhen përmes një dokumenti gjithpërfshirës me qëllim që të mos hapet problemi sërish

Kuleba: Ukraina dhe BE-ja arritën marrëveshje parimore për stërvitje ushtarake

Kuleba: Ukraina dhe BE-ja arritën marrëveshje parimore për stërvitje ushtarake

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom