Në seancë të Këshillit ekonomik të Qeverisë sot pritet të shqyrtohet gjithçka për çka u bisedua deri tani lidhur me kërkesën sindikale për rritjen e pagës minimale, si dhe propozimin më të ri të Biznes konfederatës që të subvencionohet një pjesë e rritjes së pagës minimale.
Pas kësaj, duhet të mbahet seancë e re e Këshillit ekonomiko-sociale pas asaj të premtes, kur nuk është arritur marrëveshje. Kryeministri Dimitar Kovaçevski dje porositi se rritja e rrogës minimale do tël plotësohet. Pret që sot të ketë zgjidhje të pagës minimale. Qeveria është në anën e punëtorëve- rritja e pagës minimale do të përmbushet, ka shkruar sot në profilin e tij në Fejsbuk, kryeministri Dimitar Kovaçevski. Dialogu i hapur social me të gjitha palët e prekura është ajo që do të na çojë deri në zgjidhjen adekuate e që është në interes të punëtorëve.
“Pres që nesër të kemi zgjidhje për rritjen e pagës minimale. Siç premtova, në mënyrë efikase do t’i zgjidhim të gjitha çështjet në interes të qytetarëve dhe do t’i përmbushim premtimet. Ai është parimi dhe fryma në të cilën do të zgjidhen të gjitha çështjet në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve”, ka shruar dje Kovaçevski në profilin e tij në Fejsbuk. Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM) dje përmes një kumtese porositi Qeverinë të rreshtohet në anën e punëtorëve dhe ta vendos propozimin e Sindikatës për pagën minimale prej 18.000 denarë dhe rritje graduale të pagave tjera në votim në Këshillin ekonomik- social dhe ta mbështesë.
“LSM tashmë është në grevë për shkak të mospasjes së gatishmërisë nga punëdhënësi dhe propozim-vendimet e turpshme të propozuara që i sjellin çdo KES për të blerë kohë që ne nuk e kemi!”, thanë në LSM dhe theksuan se nëse të enjten në Kuvend nuk votohet propozim zgjidhja ligjore e LSM-së do të fillojnë me grevë, ose bllokada të fabrikave, zonave ekonomike dhe rrugëve.
Në takimin e dytë që u mbajt pardje në Qeveri për pagën minimale nuk u arrit marrëveshje pasi Sindikata mbeti në kërkesën ajo të arrijë 18.000 denarë dhe të ketë rritje graduale të të gjitha pagave tjera, ndërsa një pjesë e punëdhënësve dolën me propozim të subvencionohet rritja e pagës minimale.
Bisedimet sipas paralajmërimeve duhet të vazhdojnë pasi nesër në mbledhjen e Këshillit ekonomik të qeverisë do të shqyrtohet gjithçka që është biseduar deri tani si dhe propozimi më i ri i Konfederatës së biznesit të subvencionohet një pjesë e rritjes së pagës minimale.