Aktive janë 12.324 raste, shumica prej të cilave 6484 janë në Shkup. Sipas të dhënave të publikuara dje nga Instituti për shëndet publik, janë kryer 4695 teste, janë regjistruar 1.045 raste të reja me KOVID-19, 25 të vdekur dhe 2.418 pacientë të shëruar.
Nga gjithsej 1.045 rastet pozitive, janë regjistruar 132 riinfeksione. Nënkryetarja dhe udhëheqëse e Repartit për ndezje dhe hulumtime imunologjike në kompaninë “Fajzer”, doktor Elena Peeva, nga Maqedonia e Veriut, e cila 30 vjet jeton në SHBA, në një intervistë për MIA-n theksoi se studimet klinike dhe epidemiologjike tregojnë pa mëdyshje se vaksina përforcuese ofron mbrojtje më të mirë për variantin omikron sesa një ose dy doza nga vaksina kundër Kovid 19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 278.182, numri i të shëruarve është 257.280 dhe numri i të vdekurve është 8.578. Numri i madh i të infektuarve të rinj janë regjistruar në vendet e rajonit dhe më gjerë, dhe disa vende evropiane po heqin masat kufizuese.
Në shtatë ditët e fundit, Kroacia ishte e para për numrin e vdekjeve nga koronavirusi në Bashkimin Evropian me 73 vdekje për milion banorë, e ndjekur nga Bullgaria me 68 vdekje për milion banorë. Presidenti i Republikës së Çekisë, Milosh Zeman, dje e kritikoi qeverinë e re të koalicionit të qendrës së djathtë për heqjen e detyrimit për të vaksinuar personat mbi 60 vjeç dhe një grup profesionesh të prezantuara nga qeveria e mëparshme vjeshtën e kaluar dhe paralajmëroi kryeministrin Petr Fialla se ishte një gabim.
Koreja e Jugut kaloi dje një milion raste të infeksionit me koronavirus nga fillimi i pandemisë, ndërsa autoritetet shëndetësore regjistruan një rekord 38,691 të infeksioneve të reja për momentin të përhapjes së variantit Omikron. Izraeli ka regjistruar një numër rekord të rasteve serioze të Kovid-19, treguan numrat zyrtare të publikuara të shtunën. Lideri botëror në vaksinim në valët e para të pandemisë, Izraeli e miratoi moton “Jetojmë me Kovid” disa muaj para gjetjes së variantit omikron të koronavirusit.