Zëvendës ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriell Eskobar, tha se ka biseduar mer Francën, e cila nga 1 janari e ka ndërmarrë kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian, për fillimin sa më të shpejtë të negociatave aderuese të Maqedonisë së Veriut me BE-në.
“Tanimë kemi biseduar me Francën. Kemi bërë qartë me dije se ne besojmë se anëtarësimi në BE i të gjitha shteteve nga Ballkani Perëndimor është me rëndësi thelbësore për të gjithë ne. Besojmë se ata janë pjesë e Evropës, besojmë se ashtu siç i plotësojnë kushtet për mbylljen e kapitujve, duhet gjithnjë e më tepër të jenë të integruar në BE dhe mendojmë se kjo do të jetë zgjidhje për të gjitha shtetet. Secili shtet që ka hyrë në BE u bë më demokratik, me prosperitet më të madh dhe më stabil”, deklaroi ai për Zërin e Amerikës.
Sipas tij, procesin aderues të Maqedonisë së Veriut në BE duhet ta zgjidh Evropa. Megjithatë, shtoi ai, ne fuqishëm e përkrahim kandidaturën e Maqedonisë së Veriut për BE, besojmë se ka përfundusar punë të madhe, Maqedonia e Veriut është shtet evropian, në aspektin kulturor dhe historik shtet evropian. “Prej aty, dëshirojmë të shohim që ta fillojë procesin sa më shpejtë”, tha Eskobar. Ai tha se beson se BE-ja nuk e ka dëshpëruar Maqedoninë e Veriut, pasi edhe më tej vazhdon t’i ndihmojë.
“Besoj se do të arrijmë marrëveshje adekuate për shumë kohë të shkurtë. Do të punojmë në këtë”, bind ai. Eskobar beson se gjashtë muaj, siç paralajmëroi kryeministri bullgar Kirill Petkov për zgjidhjen e kontestit me Maqeodninë e Veriut, janë të mjaftueshme që të zgjidhen problemet, edhe pse theksoi se ekziston frustracion mes partnerëve evropian se procesi nuk po zhvillohet shpejtë.
Ai, po ashtu, tha se SHBA-ja mbetet në pozitën se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria nuk duhet të ndahen në procesin e aderimit në BE. “Nuk ka ndryshim në pozitën e SHBA-së. Besojmë se dy shtetet e kanë përfunduar punën, dy shtetet po lëvizin në drejtimin e duhur, dy shtetet kanë fokus dhe orientim evropian, dhe dëshirojmë t’i shohim të lëvizin së bashku. Dëshirojmë të shohim se lëvizin së bashku dhe shpejtë”, thotë Eskobar.