Obligimi kyç i Qeverisë së re është ta rrisë efikasitetin dhe suksesin në realizimin e drejtimeve strategjike dhe politikave për të cilat qytetarët ia dhanë besimin shumicës parlamentare. Politikat të vazhdojnë, të përmirësohen dhe të plotësohen, por para së gjithash, të përforcohet kapaciteti institucional dhe mekanizmi për gjenerim të rezultateve, epilogjeve pozitive dhe efekteve të dukshme dhe matëse për qytetarët dhe ekonominë. Kjo ceket në Propozim-programin për punë të Qeverisë për periudhën 2022-2024 e mandatarit Dimitar Kovaçevski.
Kovaçevski thekson se mandati për punë i Qeverisë bazohet në vullnetin zgjedhor të qytetarëve nga zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura më 15 korrik 2020, mbështetjen parlamentare dhe politike të prezantuar përmes shumicës së shtuar të deputetëve dhe besimin për zbatimin e politikave të definuara në Programin për punë të Qeverisë në periudhën 2020 – 2024 dhe dokumenteve të miratuara strategjike për zbatimin e tij në periudhën e kaluar. “Prapa nesh lëmë një periudhë jashtëzakonisht të rëndë dhe sfiduese. Rreziqet shëndetësore dhe ekonomike-sociale lanë pasoja serioze dhe negative për qytetarët dhe vendin tonë.
Edhe në kushte të tilla, arritëm të përballemi me ta, ta mirëmbajmë dhe sendërtojmë sistemin shëndetësor në mbështetje të shëndetit personal dhe kolektiv, ta mirëmbajmë dhe përmirësojmë aktivitetin e përgjithshëm ekonomik dhe ta ruajmë standardin jetësor të popullatës. Kriza e shkaktuar nga pandemia i përforcoi sfidat, i potencoi dobësitë personale dhe sistematike, gjithashtu mundësoi mobilizim të kapacitetit të përgjithshëm nacional njerëzor dhe institucional në përballje me të”; ceket në propozim-programin për punë të Qeverisë për periudhën 2022-2024.
Kovaçevski thekson se pandemia është ende aktive, ndërkaq plotësisht ndodhemi në krizë energjetike. Sipas tij, përvojat e deritanishme nga puna e Qeverisë paraprake, analizat e bëra objektive dhe domosdoshmëria për ndryshime si parakusht për luftën me sfidat ekzistuese dhe të reja, rezultuan me nevojën për zgjedhje të Qeverisë së re. Do të bëjmë gjithçka që shkalla e inflacionit të jetë stabile, thekson Kovaçevski, si parakusht për mirëmbajtjen e ambientit dhe aktivitetit të parashikueshëm dhe ekonomik në rritje, sipas Planit të siguruar për mbështetje djhe rritje të standardit jetësor dhe fuqisë blerëse të popullatës. Mbrojtja shëndetësore dhe sociale dhe mbështetja e popullatës po përforcohet, siç fondament i politikave dhe aksioneve tona politike bëhet kapitali njerëzor në përgjithësi dhe konkretisht.
Ai pret rritje rapide të realizimit të investimeve kapitale, para së gjithash në infrastrukturën strategjike në Korridorin 8 dhe projektet infrastrukturore rajonale dhe lokale. Mandatari Kovaçevski thekson se ekonomia efikase, në rritje dhe produktive nënkupton luftë pa kompromis me krimin dhe korrupsionin dhe sundim të plotë dhe efektiv të së drejtës dhe shtetit juridik në të gjitha nivelet. Për Qeverinë këto politika janë prioriteti më i lartë dhe fokus primar.
“Presim që përmes dialogut të drejtpërdrejtë, transparent dhe inkluziv t’i tejkalojmë sfidat për fillim formal dhe institucional të negociatave për anëtarësim të barabartë në Bashkimin Evropian, me ruajtje të identitetit dhe veçantisë sonë nacionale dhe shtetërore. jemi të bindur se fillimi i negociatave do të gjenerojë impuls kulminant dhe kontribut strategjik në rritjen e zhvillimit të shtetit tonë”, potencoi Kovaçevski. Paralajmëron se në inicimin dhe zbatimin e politikave strategjike do të jenë tërësisht të hapur, transparentë dhe do të ofrojnë marrëdhënie partneriteti me të gjithë faktorët progresiv politik, ekonomik dhe social vendorë dhe ndërkombëtarë. Shfaq bindje se Qeveria e ka dhe do ta ndërmarrë përgjegjësinë më të madhe.
“Në vitin 2022 prioritet i parë dhe themelor do të paraqesë përgjigja nacionale ndaj krizës energjetike. Përfundimisht duhet të ndërmarrim masa thelbësore, afatgjate dhe strategjike në mënyrë që ta zbatojmë tranzicionin energjetik. Që kjo të ndodhë kemi Plan, të cilin do ta komunikojmë dhe përpunojmë me opinionin ekspert vendor dhe ndërkombëtar. Masat afatshkurte për uljen e efekteve negative janë përgatitur, por qëllimi ynë është të fillojmë tranzicion energjetik i cili do të mundësojë që Republika e Maqedonisë së veriut ta fitojë pavarësinë e vet energjetike dhe pavarësimin e bazuar në burime ripërtëritëse të energjisë, me energji të gjelbër, të kapshme për të gjithë dhe energji të çmimeve efektive. Jemi të bindur se për atë kemi kapacitet dhe njohuri, në mënyrë identike siç kemi vullnet të fuqishëm që këtë ta zbatojmë me sukses”, thekson Kovaçaevski në Propozim-programin për punë të Qeverisë për periudhën 2022-2024.