Numri i rasteve të reja me kovid-19 është në rënie të vazhdueshme që nga fillimi i vitit dhe në tri ditët e para të vitit janë regjistruar gjithsej 923 raste të reja, ndërsa janë shëruar 1.328. dhe 15 të vdekur, me ç’rast që numri i rasteve aktive është vazhdimisht në rënie dhe arrin në 4817 persona.
Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, më 1 janar të këtij viti janë regjistruar 435 pacientë të rinj dhe 534 të shëruar, më 2 janar 246 të rinj dhe 547 të shëruar dhe më 3 janar 242 të rinj dhe 247 të shëruar. Rreth 20 për qind e rasteve aktive të Kovid-19 janë regjistruar në tre ditët e fundit.
Sipas qyteteve, shumica ose më shumë se gjysma e të sapoinfektuarve në tri ditët e fundit janë në Shkup – 532, pasuar nga Manastiri me 58, Prilepi me 47 dhe Ohri me 40 të sapoinfektuar me KOVID-19. Mbi gjysma e rasteve aktive ose 52 për qind janë në kryeqytet Shkup – 2.548, më pas vijon Manastiri – 349, Prilep – 321, Ohri – 247, Kavadari – 190 dhe Strumica me 146 raste aktive ose pothuajse 80 për qind e të gjitha rasteve aktive janë në këto gjashtë qytete. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 1.611.793 teste për kovid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me kovid që nga fillimi i epidemisë është 225.972, numri i të shëruarve është 213.174 dhe numri i të vdekurve është 7.981. Janë 4817 raste aktive.