Shoqata e Gazetarëve të Maqedonisë ka informuar për vendim gjyqësor në favor të shoqatës. Bëhet fjalë për rastin kur nga një profil i rrjetit social Facebook i emëruar si “Sasho Mitev” është shkruar një koment nën postimin e faqes së Facebook-ut të SHGM-së, transmeton Portalb.mk.
Sipas vendimit të Gjykatës Penale, personi Sasho Mitev është fajtor sipas nenin 394 –g nga Kodi Penela dhe i shqiptohet dënimi me burg prej tre muajve, e cila nuk do të ekzekutohet derisa nuk e përsërit veprën në afat prej një viti.
Ai në faqen e Facebook-ut të SHGM-së më 28.07.2021 ka shkruar koment vulgar me urrejtje. Më 16.08.2021 SHGM ka paraqitur komentin në Sektorin për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale në MPB për përhapje të materialit racist dhe ksenofobik përmes sistemit kompjuterik dhe për shkaktim të urrejtës dhe mos honepsje në bazë nacionale, racore, fetare dhe bazë tjetër diskriminuese.