Masa për transport falas me autobus, e cila ishte shpallur të hënën, prej sot ndërpritet dhe nuk vlen më, njoftoi Qyteti i Shkupit.
Vendimi dje ishte sjellë për shkak të përmirësimit të situatës me ndotjen e ajrit dhe pas njoftimit të marrë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, ndërsa në bazë të të dhënave nga Sistemi Automatik Shtetëror Monitorues për cilësinë e ajrit.
Masa për transport falas me autobus në kryeqytet ishte aktivizuar më 27 dhjetor pasi dy ditë me radhë ishte tejkaluar pragu i alarmimit për grimcat PM 10 në ajër.