• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home MONITORIM REGJISTRIM

Deralla: Regjistrimi i popullsisë u sulmua për të lëkundur besimin tek institucionet dhe sigurinë në vend

December 21, 2021
in LAJME, REGJISTRIM
Deralla: Regjistrimi i popullsisë u sulmua për të lëkundur besimin tek institucionet dhe sigurinë në vend
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti i CIVIL-it, Xhabir Deralla në ngjarjen publike të CIVIL-it “Rentgeni i regjistrimit të popullsisë“ theksoi se operacioni statistikor duhet të çojë në përfundime se shoqëria dhe shteti duhet të jenë më rezistent ndaj dezinformatave dhe sulmeve të hakerëve. Informacioni duhet të jetë i vërtetë dhe i besueshëm dhe institucionet duhet të jenë më rezistente ndaj ndikimeve dhe presioneve politike.

“Ka qenë e vështirë për kolegët e mi nga jashtë të kuptojnë se regjistrimi i popullsisë në vendin tonë nuk është vetëm një operacion statistikor, por ka një sfond politik. Disa parti politike penguan publikisht dhe fshehurazi regjistrimin për të lëkundur besimin në institucione. Sulmi ndaj procesit statistikor në fakt është për të lëkundur besimin në institucionet, sigurinë e shtetit si dhe tolerancën dhe bashkëjetesën ndëretnike.

Kjo që po them tani dhe zbulimet e tilla të atyre që tentuan të sfidojnë dhe pengojnë regjistrimin e popullsisë, do të hasin në një gjuhë të orkestruar urrejtjeje në rrjetet sociale ndaj meje dhe organizatës pikërisht nga ato struktura që bojkotuan regjistrimin”, theksoi Deralla.

Si u zbatua, cilat ishin sfidat dhe cilat janë perspektivat e regjistrimit të popullsisë të vitit 2021? – ishte pyetja kryesore në të cilën u përgjigjën drejtori i Entit shtetëror për statistikë, Apostoll Simovski, nënkryetarja e Shoqatës së odave ekonomike të Maqedonisë, Gabriella Kulebanova dhe presidentii i CIVIL-it, Xhabir Deralla. Manifestimi u moderua nga Diana Tahiri nga CIVIL-i.

Ngjarja është pjesë e projektit “Objektivi qytetar” të cilin CIVIL-i e zbaton me mbështetjen financiare të Fondacionit kombëtar për demokraci. (National Endowment for Democracy).

 

Kamera: Atanas Petrovski

Montazhi: Arian Mehmeti

Fotografia: Goran Naumovski

 

Next Post
CIVILI me ngjarje publike: “Barazia gjinore në Maqedoninë e Veriut: Mes deklaratave dhe realitetit”

CIVILI me ngjarje publike: “Barazia gjinore në Maqedoninë e Veriut: Mes deklaratave dhe realitetit”

Kuvendi i votoi ndryshimet ligjore për masën “Fundjavë pa TVSH”

Deputetët do ta vazhdojnë debatin rreth Projekt-buxhetit për vitin 2022

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom