Ministri për Punë të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto i cili sot po qëndron për vizitë në vend, ka deklaruar se ekstradimi i ish kryeministrit Nikolla Gruevski është çështje juridike për të cilin është përgjegjës sistemi gjyqësor.
“Kjo nuk është çështje politike, por juridike. Kjo është çështje e sistemit gjyqësor dhe në Hungari politikanët lidhur me këtë nuk mund të parashtrojnë pyetje”, ka deklaruar Sijarto në konferencën e përbashkët për shtyp në MPJ me shefin e diplomacisë Bujar Osmani, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve pse Hungaria nuk e dorëzon Gruevskin. Ish kryeministri Nikolla Gruevski u arratis në Budapest në vitin 2018 ku mori azil politik.
Ai akuzohet për më shumë procese gjyqësore dhe është i dënuar për lëndën “Tanku” në dy vite burg për furnizimin e mercedesit luksoz.