Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe kryetari i partisë politike Afrim Gashi, me ekipet e tyre patën takim në Klubin e Deputetëve.
Në takim u arrit pajtueshmëri parimore për pjesën programore nga bashkëpunimi i mundshëm i ardhshëm, i shprehur përmes pjesëmarrjes politike dhe ekzekutive të Alternativës në Qeveri.
Bashkëbiseduesit janë të mendimit se kursi reformues dhe evropian për të cilin janë përcaktuar qytetarët dhe shteti duhet të vazhdojnë dhe se në këto momente më i rëndësishëm është stabiliteti i institucioneve të shtetit, të cilat u shërbejnë qytetarëve.
Në atë mënyrë, do të sigurohen edhe zgjidhjet më të mira për sfidat më të mëdha aktuale siç janë pandemia e Kovid-19 dhe kriza globale energjetike.
Filluan bisedimet për ndërmarrje dhe ndarje të përgjegjësive në interes të qytetarëve dhe shtetit, me ç’rast u këmbyen mendime rreth zgjidhjeve të mundshme kadrovike të cilat duhet t’i ndërmarrin obligimet potenciale dhe përgjegjësitë, përkatësisht për pozitat adekuate, ministra, zëvendësministra dhe persona të tjerë udhëheqës në kuadër të pushtetit qendror.
Në ditët që pasojnë, do të vazhdojnë konsultimet në partitë, pas çka do të pasojë edhe takimi i ri i punës mes Kryeministrit Zaev dhe kryetarit të Alternativës, Gashi me ekipet e tyre.