Në seancën e 120-të që u mbajt sot, Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka miratuar strategjinë e re për investime për parkun solar me kapacitet deri 300 MË, duke e kap vlerën prej 270 milionë euro, transmeton Portalb.mk.
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka shpallur tri ditë zie në lidhje me aksidentin që ndodhi në Bullgari, ku humbën jetën shtetasit e Maqedonisë së Veriut, duke përfshirë ditën e sotme, nesër dhe pasnesër, për çka janë ndërprere të gjitha aktivitetet.
Kreativët audivizuelë do të kenë mundësi për qasje në Evropën Kreativë të BE-së në fondin prej 2.44 miliardë euro deri në vitin 2027. Maqedonia do të marrë pjesë përmes Ministrisë së Kulturës duke mundësuar shfrytëzimin e 1.14 milionë eurove.
Në lidhje me rekomandimet e Komisionit për Sëmundje Ngjitëse kundër shpërndarjes së virusit Kovid-19, u vendos që në seancën e ardhshme të miratohen rekomandimet.
Në këtë seancë, Qeveria ka miratuar edhe Programin që mundëson mbështetjen e shtypjes dhe shpërndarjes së mediave të shkruara, duke mbuluar shpenzimet deri 50 përqind për ato në gjuhën maqedonase, ndërsa deri 70 % për mediat në gjuhët tjera.
Pensionistët që shfrytëzojnë kartelat bankare, do të mund të marrin pensionet pre 26 nëntorit, ndërsa ditëve në vazhdim do të shpërndahen pensionet në bazë të vlerës së pensionit: më 26 nëntor (pensionet deri 11 mijë denarë), më 29 nëntor nga 11 001 denarë deri 14 mijë, më 30 nëntor nga 14 001 deri më 18 mijë denarë, ndërsa më 1 dhjetor pensionet mbi 18 001 denarë.