• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home AKSION

Zgjedhje lokale në Dibër, CIVIL fton për bashkëpunim nga administrata zgjedhore dhe respektim të Kodit zgjedhor dhe praktikave zgjedhore

November 14, 2021
in AKSION, LAJME, MONITORIM, ZGJEDHJE
Zgjedhje lokale në Dibër, CIVIL fton për bashkëpunim nga administrata zgjedhore dhe respektim të Kodit zgjedhor dhe praktikave zgjedhore
Share on FacebookShare on Twitter

Votimin e sotëm për zgjedhje lokale në Dibër (14 nëntor 2021) do ta ndjekin katër vëzhgues të akredituar të CIVIL-it. Organizata apelon deri te bordet zgjedhore në këtë komunë të kenë parasysh se të gjithë vëzhguesit e CIVIL-it, pa përjashtim, janë mobil.

 

 

DEKLARATË

“Vëzhgimi zgjedhor zbatohet me qëllim që të ndihmohet procesi zgjedhor të jetë i ligjshëm, i drejtë dhe demokratik. Në rend të parë, interesi drejtohet në mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtën e votës. Andaj presim bashkëpunim të mirë me këshillat zgjedhore, gjegjësisht me tërë administratën zgjedhore”, thonë nga CIVIL.

APEL

CIVIL-i apelon deri te organet zgjedhore dhe partitë politike, pjesëmarrëse në garën zgjedhore, ta respektojnë Kodin zgjedhor dhe praktikat e mira zgjedhore dhe të mundësojnë ditë zgjedhore të qetë dhe dinjitoze. Organizata fton qytetaret dhe qytetarët të votojnë lirshëm dhe me dinjitet, ndërsa çdo parregullsi ta paraqesin në CIVIL.

PJESËMARRJE QYTETARE NË MONITORINGUN E CIVIL-IT

CIVIL fton të gjithë qytetaret dhe qytetarët të paraqesin parregullsitë zgjedhore, presionet dhe kërcënimet, korrupsionin, në Paraqitje qytetare dhe të mos nënshtrohen në dezinformata dhe gjuhë të urrejtjes.

Gjatë procesit zgjedhor, në dispozicion është edhe ueb faqja Zgjedhje të lira me online formular për paraqitjen e parregullsive zgjedhore.

 

INFO

Raporti i parë nga vëzhgimi zgjedhor i CIVIL-it në Dibër, do të publikohet pasdite.

Qytetaret dhe qytetarët nga komuna e Dibrës, sot (14 nëntor) do të zgjedhin mes kryetarit aktual Hekuran Duka, kandidat i BDI-së i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni dhe Bekim Pocesta nga Aleanca për Shqiptarët – Alternativa i mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja.

Në Listën zgjedhore të vetme në këtë komunë janë regjistruar 19.211 persona, ndërsa votohet në 27 vendvotime. Në rrethin e parë, të drejtën e votës e kanë realizuar 42% prej votuesve të regjistruar.

CIVIL

Next Post
Bllokimi i rrugës Mavrovë – Dibër nuk ka të bëjë me votimin, tanimë tërë muajin është e bllokuar prej orës 10 deri në orën 16 për shkak të punimeve ndërtimore

Bllokimi i rrugës Mavrovë – Dibër nuk ka të bëjë me votimin, tanimë tërë muajin është e bllokuar prej orës 10 deri në orën 16 për shkak të punimeve ndërtimore

Qarkullim i madh në Dibër, votimi është i qetë, ndonëse i ngadalësuar për shkak të pajisjeve fingerprint

Qarkullim i madh në Dibër, votimi është i qetë, ndonëse i ngadalësuar për shkak të pajisjeve fingerprint

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom