• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home LAJME

Jemi në bisedime me të gjitha palët, prioritet kemi interesin e shtetit para interesit partiak, vlerësoi Ahmeti

November 8, 2021
in LAJME, POLITIKË
Share on FacebookShare on Twitter

Ali Ahmeti gjatë hyrjes në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të BDI-së, vlerësoi që interesi shtetëror do të jetë mbi interesin partiak në këtë situatë, transmeton Portalb.mk.

“Ky është takimi i organit më të lartë të BDI-së për analizë të situatës. Dhe tërë analiza është që ne prioritet në këtë situatë vendosim interesat e shtetit, proceset e rëndësishme në vend, siç është marrja e datës për negociatat me BE-në, zgjidhja e problemit me palën Bullgare, funksionimi i shtetit në kuadër të normalitetit”, deklaroi Ahmeti.

Ai ka theksuar se BDI-ja prioritet ka interesat shtetërore, pastaj ato grupore-partiake, duke u shpreh që nuk është i shqetësuar për gjendjen me opozitën.

“Jam në bisedime me të gjitha palët, të cilat kanë për orientim qasjen euro-atlantike, të cilat kanë për orientim vizionin evropian, por jo me parti të cilat kanë për prioritet filozofinë anti-NATO, filozofinë anti-amerikane, filozofinë anti-evropiane, filozofinë anti-shqiptare. Me këto nuk kemi asnjë komunikim dhe nuk do të kemi kurrë”, deklaroi Ahmeti.

Pas zhvillimeve të fundit politike që ndodhën në Maqedoninë e Veriut, sidomos pas paralajmërimeve për formimin e shumicës së re parlamentare nga opozita, Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka mbledh Këshillin e Përgjithshëm.

Kujtojmë se vendi fillimisht u fut në krizë politike, pasi lideri i LSDM-së dhe kryeministri, Zoran Zaev më 31 tetor, paralajmëroi dorëheqje nga dy këto pozita, pas disfatës që partia e tij pësoi në zgjedhjet lokale. Megjithatë, Zaev tha se nuk është e nevojshme të shkohet në zgjedhje të parakohshme, pasi shumica parlamentare është stabile. Por, Lëvizja Besa ndryshoi qëndrim, pas vendimit që të përsëriten zgjedhjet në njërin prej vendvotimeve në Komunën e Zhelinës, ku ka fituar kandidati i Lëvizjes Besa. Vendimi është bërë shkak që kjo parti të shqyrtojë qëndrimin e saj në Qeveri.

Burim: Portalb

Next Post
Gjendja me Kovid-19 në botë deri në orën 10

RMV, u regjistruan 454 raste të reja dhe 15 viktima Kovid-19

Kuvendi do të ketë shumicë për votim

Të enjten do të votohet për mocionin e votëbesimit të Qeverisë, e pasigurt nëse është siguruar shumica e kërkuar

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom