Në oborrin e Vendvotimit 2229, në komunën Çashkë, f.Lisiçe, pjesëtarja e MPB-së u sill vrazhdë dhe e legjitimoi vëzhguesin e CIVIL-it dhe i kërkoi autorizim edhe pse vëzhguesi ka pasur të gjitha legjitimacionet.
Parregullsitë zgjedhore siç janë presionet, ryshfeti,shfrytëzimi, keqpërdorimet, problemet me Listën Zgjedhore, shkelja e heshtjes zgjedhore, gjuha e urrejtjes, gjegjësisht gjithçka që qytetaret dhe qytetarët konsiderojnë që nuk është në pajtim me kuptimin e tyre për zgjedhje të lira, të drejta dhe demokratike, mund ta paraqesin në CIVIL.
Raportimet mund të paraqiten në ueb-faqen slobodniizbori.info ose në Raportim qytetar, në të cilën lehtë gjendet edhe baneri Stop për lajmet e rreme dhe gjuhën e urrejtjes në internet portalin civilmedia.mk.