“Kemi thënë se ne nuk kemi marrë garanci nga Bullgaria gjatë organizimit slloven të Samitit BE – Ballkani Perëndimor, as BE nuk ka marrë garanci. Porositë ishin të qarta dhe besoj se presidenti Radev i ka kuptuar. Çështjet bilaterale duhet të ulemi e t’i zgjidhim në mënyrë bilaterale. Grupet punuese vazhdojnë të punojnë. Besoj se do të vinte deri te tekstet të harmonizuara, sepse ato janë çështje që zgjidhen përkatësisht do të them është e thjesht se, emri i shkurtër është i njëjtë me emrin e gjatë, Maqedonia e Veriut është e njëjtë me Republikën e Maqedonisë së Veriut, se nuk kemi pretendime territoriale ndaj asnjërit prej fqinjëve. Kuptohet, nuk kemi pretendime territoriale ndaj Republikës së Bullgarisë”, tha Zaev.
Ai theksoi se, beson se do të gjendet zgjidhje, nëse këtë e dëshirojnë dy palët.
“Nëse njëra palë dëshiron edhe më tej të bllokojë dhe ta bëjë atë, ajo i mbetet asaj. Definitivisht, neve na duhet mbështetje nga Bullgaria, ajo është njëri ndër fqinjët tanë të parë, fqinji lindor. Shpesh, përkrah miq, thirremi edhe vëllezër, ndërsa vëllezërit ndihmohen mes veta, nuk gjejnë mënyra dhe arsye të bllokohen. Bullgaria është anëtare e BE-së dhe BE pa njërin vend nuk mund të sjell vendim, por jam i bindur se racionaliteti i politikanëve jashtë proceseve zgjedhore, në ujëra të qetë, në kohë më stabile do të mbizotërojë, që mund të shkruajmë histori të bukur, që do t’ua lëmë gjeneratave të ardhshme”, theksoi Zaev.
Në lidhje me deklaratën e maqedonasve në Bullgari, të cilët kërkojnë të “ndërpritet me kompromiset joprincipiele me Sofjen”, Zaev theksoi se as nuk është evropiane, as nuk është e drejtë që të ndërhyjnë në punët e brendshme të vendeve të tjera.
“Ne duhet ta bëjmë atë që e bëjnë të gjitha vendet e tjera, çdoherë kur paraqiten qytetarë në vende të tjera, ndërsa ajo është apeli për respektim të marrëveshjeve ndërkombëtare për të gjithë dhe çdoherë të drejtat t’i kërkojnë para Gjykatës Evropiane për të drejta të njeriut në Strasburg. Nuk është evropiane, as nuk është në përputhje me fqinjësinë e mirë, as nuk është miqësore ne të përfshihemi në atë që ndodhë në Bullgari, as nuk dëshirojmë që ata të përfshihen te ne”, tha Zaev.
Në pyetjen nëse BE apo Gjermania si vende anëtare do të ndërmarrin diçka në lidhje me deklaratën me të cilën kërkohet të mos lejohet keqpërdorimi i anëtarësisë në BE për mohim të pakicës nacionale maqedonase në Bullgari, ambasadorja gjermane në vend, Anke Holstein, deklaroi sot se, çështjet bilaterale nuk e kanë vendin në procesin e anëtarësimit në Union.
“Mendoj se ditëve të kaluara është treguar qartë se, çështjet bilaterale nuk kanë vend në procesin qasës. Ajo duhet të ndiqet edhe në aspektin e pakicave”, tha ambasadorja.
Bullgaria është kundër pranimit të Maqedonisë së Veriut për shkak të mosmarrëveshjeve historike dhe gjuhësore. Por edhe nëse ka ndonjë marrëveshje, gjendja e keqe pasqyron paralizën e planit të BE -së që të ndërtojë “unazë miqsh” nga Ukraina në Tunizi, duke ofruar lidhje më të ngushta, por edhe tregti dhe ndihmë.
Bullgaria nga fundi i vitit 2020, bllokoi fillimin e negociatave midis Maqedonisë së Veriut dhe BE -së dhe mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare. Të dy vendet nënshkruan Marrëveshje për Fqinjësi të Mirë në vitin 2017, por përfaqësuesit e të dy vendeve kanë fajësuar njëri -tjetrin për shkeljen e marrëveshjes.