Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq sonte në debat në “24 analiza” shprehu pritje se LSDM-ja do të fitojë një numër më të madh të komunave nga VMRO-DPMNE dhe konsideron se nuk ka nevojë nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare.
Mariçiq theksoi se nuk do të përmirësohet vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e kaluara, nuk është ashtu thjeshtë dhe e mundur. “Këtë tregim e dëgjuam nga Mickoski dhe nga Taravari.
Në vitin 2017 kur e braktisën pushtetin, VMRO-DPMNE i la komunat me borxhe të mëdha, ndërsa Qeveria e LSDM-së dha 50 milion euro që komunat t’i mbulojnë borxhet. Prandaj në këto zgjedhje do të fitojmë, në pjesën më të madhe të komunave. Presim miratim të një numri më të madh të komunave nga VMRO-DPMNE, presim të fitojmë në qytetin e Shkupit dhe nuk ka kurrfarë nevoje për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, tha Mariçiq.
Vlerësoi se selia e VMRO-DPMNE-së nuk është në Shkup, por është në Budapest. “Komandat i marrin prej atje, kandidatët për zgjedhje lokale i marrin prej atje dhe të gjitha udhëzimet për procedura politike i marrin prej atje”, tha Mariçiq.
Në kontekst të integrimeve të BE-së, Mariçiq shtoi se vendi ka katër rekomandime pozitive të njëpasnjëshme nga Komisioni Evropian, për dallim nga paraprakja kur gjatë qeverisjes së VMRO-DPMNE-së ai rekomandim ishte ngrirë. Shtoi se Qeveria e udhëhequr nga LSDM udhëheq politikë përgjegjëse dhe serioze për dallim nga VMRO-DPMNE. Ai shtoi se nëse dikush është simbol për politikë jopërgjegjëse dhe mendon se interesat kombëtare ndërtohen me miliona përmendore, atëherë ajo është VMRO-DPMNE.