“Si një organizatë për të drejtat e njeriut, ne po përpiqemi të kontribuojmë në depolitizimin dhe departizimin e arsimit, aktivitetit më të shenjtë shoqëror. Brenda projektit “Perspektivat Evropiane (niveli i radhës)”, ne kemi një komponent të tërë në të cilin përpiqemi të kontribuojmë në procesin e reformës në arsim, me fokus në arsimin fillor, në fushën e multikulturalizmit dhe luftën kundër nacionalizmit, por sigurisht, gjithashtu i mbulojmë edhe të gjitha çështjet që lidhen me këtë fushë,” tha presidenti i CIVIL-it Xhabir Deralla, në panelin “Depolitizimi i shkollave”.
“Jam dakord me vërejtjen e prof. Najçevska se politika duhet të jetë në arsim, por në një shoqëri si e jona, politika, mbi të gjitha, do të thotë politikë partiake, për fat të keq. Është një tragjedi e vazhdueshme që ka pasoja të thella të përditshme në zhvillimin e shoqërisë dhe demokracisë në përgjithësi, kështu që po, jam dakord, por politizimi, dmth partitë politike duhet të dalin nga arsimi.
Ne kemi një shoqëri në të cilën gjithçka që do të thotë politikë, në fakt, është e kufizuar në ndikimin, dmth. me veprimin e qendrave të caktuara të pushtetit, në një numër të kufizuar njerëzish, të cilët duke anashkaluar, ose duke abuzuar standardet dhe parimet demokratike në një shoqëri, imponojnë interesa ideologjike, politike, madje edhe financiare në procese të caktuara”, iu referua kuptimit të termave “politizim “dhe” partizim” në shoqëri z.Deralla.
Deralla bëri një paralele midis nazizmit në arsim në kohë të nazizmit dhe periudhës së politikave të ngjashme në vendin tonë nga viti 2006 deri në vitin 2016.
“Unë do të doja të prezantoja një paralele historike, e cila, për fat të keq, mbahet mend sot nga disa nga qytetarët tanë më të vjetër, dhe kjo është koha “naziste”. Në kohët naziste, çdo mësues duhej t’i bashkohej të ashtuquajturës Lidhjes së Mësuesve, të nacional-socializmit, dhe më pas t’i bashkohej partisë. Sidoqoftë, ka dy nivele, ku, nëse do të donit të ishit mësues, duhej t’i përkisnit asaj Lidhje të mësuesve nacional-socialistë. Dhe përmes asaj Lidhje, e cila funksiononte nën patronazhin e partisë naziste në atë kohë, ata ndikuan drejtpërdrejt tek studentët, nga mosha e tyre më e re deri në nivelin universitar. Kjo ishtë një indoktrinim politiko-ideologjik që ka qenë aq sistematik, aq i rreptë, aq i konkretizuar, saqë vërtet pakkush mund ta imagjinojë. Në mënyrë identike është punuar eshe në kohën e Stalinizmit, shumë më butë shikohej në të në federatën Jugosllave, por gjithsesi ai indoktrinim ishte i pranishëm.
Ne shohim që në periudhën më të fundit të historisë maqedonase ne kishim një periudhë të ngjashme në kohën nga viti 2006 deri në vitin 2016 në vendin tonë, në të cilën ne thjesht, nga ajo që dihet, ndodhi një kërcim i shpejtë i anëtarësisë së stafit mësimdhënës në partinë që ishte në pushtet në atë periudhë. Thjesht nuk ishit në mundësi që të punësoheni nëse nuk keni qenë anëtar i partisë politike në pushtet,” tha Deralla, ndër të tjera.
Diana Tahiri
Kamera: Atanas Petrovski
Redaktimi: Arian Mehmeti