Në fillimin zyrtar të fushatës zgjedhore, CIVILi shpalli se sot (27 shtator) fillon me “Raport zgjedhor” të rregullt, tre herë në javë, ose më shpesh, me fillim në ora 11. Bëhet fjalë për seri konferencash për shtyp për të gjitha aspektet e monitorimit dhe aktiviteteve tjera të CIVILit lidhur me procesin zgjedhor.
5 MINUTA, ORA 11, TË HËNËN, TË MËRKURËN DHE TË PREMTEN, OSE MË SHPESH
Terminet për “Raport zgjedhor” janë, e hënë, e mërkurë dhe e premte, në ora 11. Video raporti do të zgjasë 5 minuta, por nëse ka pyetje, do të zgjasë deri në përgjigjen e të gjitha pyetjeve. Programi drejtpërdrejt do të transmetohet nga pres qendra e organiyzatës, por sipas nevojës, do të ketë kyçje edhe nga terreni.
CIVILi do të kyçet edhe onlajn edhe në termine tjera, fundjava dhe festa. “Raporti zgjedhor” do të emetohet edhe në gjuhën shqipe në termin të veçantë.
“Raporti zgjedhor” do të transmetohet drejtpërdrejt, në faqen Facebook dhe Youtube kanalin e CIVILit.
KYÇJE DHE MASA PËR MBROJTJE NGA KOVID-19
Organizata do të mundësojë kyçje online në ZOOM, por edhe presence fizike në Pres qendrën e organizatës e cila gjendet në katin e 3 në Biznes qendrën “Paloma Bianca”. Prezenca fizike është e lejuar vetëm për katër persona, për të cilën nevojitet paralajmërim paraprak nga redaksitë.
Konferenca do të transmetohet online në faqen Facebook dhe Youtube kanalin e CIVILit. Gazetaret dhe gazetarët do të kenë mundësi edhe për kyçje online në Zoom, me paralajmërim paraprak përmes postës elektronike ose telefonit, më së voni deri të marten, 21 shtator, ora 11:30. Prania fizike lejohet maksimum për katër persona, gjë që kërkon njoftim paraprak nga redaksitë. Para fillimit të shtypit, fotoreporterëve do t’u lejohet qasje, pas së cilës ata mund të largohen, për t’i dhënë hapësirë kameramanëve. Vetëm personat e vaksinuar, me maska mbrojtëse lejohen të jenë të pranishëm në konferencën për shtyp. Redaksitë luten për mirëkuptim të këtyre procedurave të cilat kanë për qëllim ekskluzivisht mbrojtjen kundër KOVID-19.
SHKARKIM I LIRË I PËRMBAJTJEVE LIDHUR ME ZGJEDHJET
Shkarkimi i transmetimit të videos dhe i gjithë përmbajtjes tekstuale në lidhje me zgjedhjet, publikuar në civilmedia.mk (maqedonase), drejt.mk (shqip) dhe civil.today (angleze) lejohet plotësisht, nën licencën Creative Commons 4.0 (lidhja drejt burimit).