Shtetet e Bashkuara po përgatisin sanksione të reja kundër Rusisë lidhur me helmimin e kritikut të Kremlinit Alexei Navalny, tha Këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA Jake Sullivan. Ai shtoi se ata do të marrin sanksionet kur të binden se ato prekin entitetet reale, raporton Radio Evropa e Lirë.
Navalny u arrestua kur u kthye në Rusi nga Gjermania ku po trajtohej për një helmim thuajse fatal të gazit. Ai fajësoi Presidentin Rus Vladimir Putin për sulmin, një akuzë që Kremlini e ka mohuar.
Presidenti i SHBA Joe Biden tha se ai i tha Putinit në samitin e javës së kaluar se ai do të vazhdonte të ngrinte çështjen e të drejtave të njeriut, duke përfshirë arrestimin e Navalny. Administrata e Biden vendosi sanksione ndaj zyrtarëve rusë në mars, pasi inteligjenca amerikane arriti në përfundimin se anëtarët e Shërbimit Federal të Sigurisë të Rusisë qëndronin pas helmimit të Navalny.