CIVILI organizon ngjarje publike me temë “Autostrada me fakte, përgjegjësi dhe vendosmëri kundrejt qorr sokakut të dezinformatave të rrezikshme”, të mërkurën, 16 qershor , në hotelin City Park ( te komuna Qendër), me fillim në ora 11. Ngjarja do të zgjasë 60 minuta.
A paraqet keqinformimi dhe gjuha e urrejtjes kërcënime hibride? A kanë institucionet kapacitet për t’u marrë me kërcënimet hibride? Në çfarë mase dhe në çfarë mënyre OJQ -të dhe media mund të përfshihen në mbrojtjen nga kërcënimet hibride? Me fakte, përgjegjësi dhe vendosmëri përballë keqinformimit të rrezikshëm … Këto janë disa nga çështjet dhe temat që do të diskutohen në ngjarjen publike të CIVILit.
Ngjarja do të transmetohet drejtpërdrejt në Fejsbuk faqen dhe video kanalin e CIVILit, dhe do të mbahet pa publik. Prezenca e ekipeve televizive është e lejuar, me përmbajtje të rreptë ndaj protokolleve për mbrojtje nga Kovid-19.
Gjuha e punës në ngjarje është në gjuhën maqedonase, por të gjitha materialet pastaj do të jenë në dispozicion në gjuhën maqedonase, shqipe dhe angleze.
Paneli është pjesë e projektit “Perspektiva evropiane” të cilin CIVILi e zbaton me mbështetje nga Ministria për punë të jashtme e Republikës Federale të Gjermanisë.
Marrja e përmbajtjeve është e mirëseardhur, sipas licencës Creative Commons 4.0.
CIVIL