• Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt
DREJT
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
                      
No Result
View All Result
  • Ballina
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
No Result
View All Result
DREJT
No Result
View All Result
Home COVID-19

Mediumet dhe pandemia: Vetërregullimi i mediumeve të marrë mbështetje të fuqishme

May 31, 2021
in COVID-19, LAJME
Mediumet dhe pandemia: Vetërregullimi i mediumeve të marrë mbështetje të fuqishme
Share on FacebookShare on Twitter

Këshilli për etikë në mediume (KEMM), në bashkëpunim me Misionin e OSBE-së në Shkup, sot organizuan ngjarje për vetërregullimin medial dhe për atë që soli pandemia. Konstatim kryesor ishte se më së shumti shkelje të standardeve të gazetarisë gjatë krizës me kovid-19 ka pasur nga ana e mediumeve onlajn, ndërsa shkelje ka pasur edhe në rrjetet sociale. U theksua se vetërregullimi i mediumeve duhet të marrë mbështetje të fuqishme.

“Gazetarët u përballën me sfida të jashtëzakonshme duke raportuar për krizën nga Kovid-19 gjatë vitit të kaluar. Përveç raportimit intensive për virusin, gazetarët luftuan me atë që OBSH-ja e quan infodemi. Gjatë krizës shëndetësore dezinformatat dhe zërat mund të përhapen gjerësisht. Për fat të keq, rezultati i fundit mund të jetë stigmatizimi i mëtejshëm, diskriminimi dhe përjashtimi i njerëzve, posaçërisht atyre të cilët i takojnë grupeve joshumicë apo të ndjeshme”, tha Llona Kazarjan, udhëheqëse e Sektorit për komunikime dhe marrëdhënie me mediumet të Misionit të OSBE-së në Shkup.

Kazarjan tha se më të goditura janë mediumet onlajn dhe rrjetet sociale përmes të cilave lehtë mund të barten këto dezinformata. Ajo iu referua një hulumtimi të Institutit të Maqedonisë për mediumet për raportim gjatë pandemisë me Kovid-19, që tregoi se rreth 39,7 përqind e popullatës në vend, beson se dezinformatat dhe të ashtuquajturat lajme të rrejshme e çrregullojnë seriozisht kredibilitetin e mediumeve, duke i cekur mediumet onlajn dhe rrjetet sociale si cak më të lehtë.

Kryetarja e Këshillit për etikë në medium, Katerina Sinadinovska u falënderua për mbështetjen nga OSBE-ja dhe theksoi se vetërregullimi mbetet një nga veglat me të cilat mund të përmirësohen gjendjet në medium, posaçërisht në mediumet onlajn. Tha lavdërime për kolegët gazetarë, të cilët profesionalisht raportojnë për pandeminë me Kovid-19 në rrethana të këtilla, por njëkohësisht edhe zhgënjim nga një pjesë e  tyre.

Kryetari i Komisionit të KEMM-it për ankesa, Mirçe Adamçevski informoi se është rritur numri i ankesave drejt tyre, si dhe madje 70 përqind e ankesave kanë të bëjnë me raportimin për koronavirusin.

Shkelje të nenit 1 nga Kodi i gazetarëve, që ka të bëjë me publikimin e informative të sakta dhe të kontrolluara është konstatuar në pothuajse gjysmën e rasteve, përderisa raportimi është konstatuar tek një e treta e rasteve të paraqitura.

“Qytetarët reaguan edhe ndaj tentimeve për politizim të koronavirusit në mediume, ndërsa në 13 raste është konstatuar se gazetarët nuk sigurojnë distancë profesionale nga subjektet politike”, tha Adamçevski.

Next Post
Pendarovski në 78 vjetorin e Holokaustit të hebrenjve maqedonas në Treblinka: Falim, por nuk harrojmë

Pendarovski: Ushtrimi "Greva Vendimtare 21" forcon partneritetin Transatlantik

Shahpaska foli në Forumin në Meksikë: Gruaja ka të drejtë për liri riprodhuese, vetë të vendosë për trupin e vet

Shahpaska paralajmëroi menu të re në kopshte dhe edukim për krijimin e zakoneve të shëndetshme

  • Ballina
  • Bibliotekë digjitale
  • Cart
  • Checkout
  • Facebook Demo – Customizer
  • FJALORI I GJELBËR
  • Home
  • Home(Ballina)
  • Impresum
  • Instagram Demo – Customizer
  • Kontakt
  • My account
  • Për CIVIL
  • Shop
  • Subscription

© 2021 CIVIL - Center For Freedom

No Result
View All Result
  • POLITIKË
  • MONITORIM
  • EKONOMI
  • MENDIMI I LIRË
  • AKSION
  • BOTA
  • KULTURË
  • Për Civilin
  • Impresum
  • Kontakt

© 2021 CIVIL - Center For Freedom