shkruan: PETRIT SARAÇINI
Kërkova nëpër faqet e partive opozitare shqiptare dhe liderëve të tyre ndonjë reagim për angazhimin e nacional-shovenistes Valentina Bozhinovska në këshillin strategjik të ministrit të jashtëm Bujar Osmani. Nuk gjeta asnjë reagim!
Kuptohet që nuk prisja dhe nuk gjeta asnjë reagim nga vetë partia në pushtet BDI.
Lere qe paskemi përfaqësuesit në pushtet amatorë e të paditur politik, që marrin këshilltarë të tillë që ishin pjesë e fushatës kundër shqiptarëve gjatë vitit 2016, me rrenat për “federalizim”, “kantonizim”, “okupim të Maqedonisë lindore nga shqiptarët”, kërcënime me luftë, thika të gjata etj.
Por, paskemi edhe opozitë të fjetur, e cila endet nëpër mëhalla e takime të kota, dhe nuk ka sens për veprim politik për të mbrojtur dinjitetin e popullit të vet.
Mjerët ne, nëse zgjedhja është mes të paditurve dhe të fjeturve!