Bashkimi Evropian në bashkëpunim me Këshillin e Evropës, si pjesë e projektit “Avancim i dallimeve dhe barazisë në Maqedoninë e Veriut”, sot organizoi debat onllajn me rastin e 17 majit – Ditës Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Transfobisë dhe Bifobisë në të cilin u diskutua për situatën e bashkësisë LGBT në shtet dhe me çfarë probleme ballafaqohen ata.
Në debatin onlajn mori pjesë shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian, ambasadori Dejvid Gir, ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, deputetja Maja Moraçanin, anëtarja e Grupit Interparlamentar për Mbështetje dhe të Drejta të Bashkësisë LGBT, Natasha Boshkovska, avokate dhe këshilltare juridike në Koalicionin Margini, David Tasevski nga Fronti Subverziv dhe Igor Jadrovski nga Komisioni për Parandalimin dhe Mbrojtjen nga Diskriminimi.
Ambasadori Gir e hapi debatin dhe theksoi se shteti do ta marrë ndihmën e nevojshme nga BE-ja në luftën kundër transfobisë.
“Kur bëhet fjalë për sferën e të drejtave të njeriut, kur bëhet fjalë për vendime ligjore të cilat i adresojnë çështjet për të gjithë qytetarët në shoqëri ne jemi në rrugë të duhur që ta arrijmë atë konsensus shoqëror, pushteti dhe opozita bashkë”, theksoi ministrja Shahpaska sa i përket Ligjit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi.
Ajo e theksoi edhe Ligjin për parandalim dhe mbrojtje nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje, që gjithashtu e përfshin mbrojtjen e bashkësisë LGBT sipas nenit 5 i cili zbatohet pa dallim të racës, ngjyrës së lëkurës, prejardhjes, gjinisë, identifikimit seksual.
Lidhur me rregullativat ligjore dhe njohjen ligjore të gjinisë foli Natasha Boshkova, e cila e theksoi nevojën nga sjellja dhe votimi i shpejtë I Ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për evidencë amë, me të cilët siç theksoi ajo, do të vendoset procedura për njohjen ligjore të gjinisë me kritere të shpejta, transparente dhe qasëse.
Deputetja Maja Moraçanin, si koordinatore e Grupit Ndërparlamentar për Mbështetjen dhe të Drejta të Komunitetit LGBTI, theksoi se debatet dhe takimet e përbashkëta kontribuojnë në veprim më efektiv në drejtim të zbatimit të ligjeve.
Më 17 maj të vitit 1990, kur Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi se homoseksualiteti nuk është sëmundje, çrregullim ose çoroditje, e deri më sot në mbarë botën shënohet Dita ndërkombëtare kundër homofobisë dhe transfobisë me qëllim që të ngritet vetëdija tek qytetarët në mbarë botën se edhe personat pjesë e komunitetit LGBTI duhet të mbrojhen dhe të kenë të drejta.