Qytetarët shqiptarë sot votojnë në zgjedhjet e nënta parlamentare në Shqipërinë pluraliste.
Procesi i votimit, siç njoftojnë mediat shqiptare, është hapur në orën shtatë të mëngjesit dhe do të vijojë deri në orën 19:00, kohë në të cilën qytetarët shqiptarë do të vendosin se kush do t’i qeverisë për katër vitet e ardhshme.
Të drejtë vote kanë 3.588.869 qytetarë shqiptarë, të cilët do të hedhin votën e tyre në 5.199 qendra votimi.
Sipas të dhënave të ministrisë së Brendshme nga të qytetarët me të drejtë vote 50.5 për qind janë meshkuj dhe 49.5 për qind janë femra.
Krahas partisë apo koalicionit shtetasit me të drejtë vote do të zgjedhin edhe kandidatin që preferojnë. Janë plot 1.841 kandidatë për deputetë që garojnë në zgjedhjet parlamentare, 39.76 për qind e të cilave janë gra.
Beteja kryesore do të zhvillohet midis oponentëve politikë të kamotshëm Partisë Socialiste të Edi Ramës, e cila është e sigurt në sigurimin e mandatit të tretë me dy të tretat e mandateve dhe Partia Demokratike e Lulzim Bashkës, e cila është më shumë se e sigurt se do ta marrë mandatin e parë, me triumf në zgjedhjet. Këtu është e Lëvizja Socialiste për Integrim e Monika Kryemadhit, bashkëshorte e Ilir Metës, e cila me PD-në ka nënshkruar marrëveshje për koalicion paszgjedhor.
Identifikimi elektronik është një nga risitë e këtij procesi zgjedhor në Shqipëri. Kjo do të aplikohet në të gjithë vendin, ndërsa do të parandalojë edhe mundësinë për votim të dyfishtë.
Gjithsej 107.024 zgjedhës votojnë për herë të parë, ndërsa 1.098 shtetas nuk janë përfshirë në lista për shkak të dekriminalizimit.
Procesin zgjedhor do ta vëzhgojnë 50 ekipe të BE-së dhe 25 të SHBA-së, ndërsa OSBE/ODIHR i ka 274 vëzhgues prej tyre 24 afatgjatë ndërsa 250 të tjerët do të jenë vetëm sot.
Zgjedhjet e nënta parlamentare në Shqipëri po zhvillohen në kushte të pandemisë, të prekurit më KOVID-19 nuk do të kenë mundësi që të votojnë. Kodi Zgjedhor në Shqipëri kërkon që votuesi të paraqitet fizikisht në qendrën e votimit dhe nuk parasheh ekipe mobile, ndërsa Komiteti Teknik i Ekspertëve ka hartuar edhe një protokoll të posaçëm për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në kushte pandemie.