Gjithsej 1.507 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus po mjekohen në repartet infektive në Shkup dhe në spitalet në qytetet e tjera. Ka rreth 500 shtretër të lirë në qendrat e kovidit, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit, në qendrat kovid në Shkup janë hospitalizuar 34 pacientë të rinj për shkak të ndërlikimeve nga virusi korona. Gjithsej 587 persona të dyshuar dhe të konfirmuar për Kovid-19 po trajtohen në repartet për sëmundje infektive në kryeqytet. Një numër i madh i pacientëve janë në mbështetje oksigjeni.
Në qendrat e kovidit në spitalet e qyteteve të tjera gjatë 24 orëve të kaluara është regjistruar se po mjekohen gjithsej 920 pacientë pozitivë dhe të dyshimtë me koronavirus.
Gjatë 24 orëve të kaluara, në Shkup dhe në Klinikat Interne Kirurgjikale ka pasur 16 pranime.
Në qendrën kovid në SPQ “8 Shtatori” ka pasur nëntë pranime dhe pesë pacientë janë pranuar në Klinikën Infektive gjatë ditës së djeshme. Në Kozle është pranuar një i sëmurë, ndërsa dy pacientë janë pranuar në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve. Në Institutin për Mjekësi Fizikale është pranuar një pacient.
Në 24 orët e fundit në shtëpi janë lëshuar 37 pacientë të shëruar.
Për momentin në qendrat kovid në klinikat interne dhe kirurgjikale trajtohen 236 pacientë.
Në SPQ “8 Shtatori” ka gjithsej 123 të sëmurë, ndërsa në Klinikën për Sëmundje Infektive janë të shtruar 144 pacientë, përderisa në Institutin për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët ka 32 pacientë. Në Klinikën për sëmundje të fëmijëve ka shtatë fëmijë pozitivë në Kovid-19 dhe katër nëna, ndërsa në KGJO ka tre paciente pozitive. Në Institutin për Mjekësi Fizikale dhe Rehabilitim ka 38 të sëmurë.
Numri i pranimeve ditëve të fundit është stabil dhe në mëngjes deri në orën 8 ka pasur 150 vende të lira, ndërsa pritet gjatë ditës pas lëshimeve të bëra te pacientët e shëruar të lirohen vende plotësuese. Të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë furnizim me oksigjen dhe mund të kujdesen për pacientë të cilët kanë nevojë për terapi me oksigjen.
Në spitalin në Manastir janë shtruar 125 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 71 pacientë. Në repartet infektive në Tetovë ka 37 pacientë, në Veles trajtohen 83 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 97 pacientë pozitiv dhe suspektiv me Kovid-19. Në kovid qendrën në Ohër janë shtruar 95 pacientë, në Prilep 95 në kovid qendrën në Gostivar 31, ndërsa në Strugë 24 të sëmurë. Në spitalin në Strumicë janë shtruar 113 pacientë, në Koçan 43, në Kërçovë 35, Kavadar 52, ndërsa në Gjevgjeli 19 persona pozitiv dhe të dyshuar me virusin korona.
Gjatë ditës po lëshohen pacientë të shëruar me çfarë do të lirohen shtretër të tjerë. Përndryshe, të gjitha repartet në spitalet klinike disponojnë me shtretër të cilat kanë furnizim me oksigjen dhe se Ministria ka pasqyrë në gjendjen me kapacitetet dhe nëse ka nevojë repartet do të zgjerohen në mënyrë shtesë, thuhet në njoftim.