Në lidhje me incidentet etnikisht të motivuara në Koçan në të cilat shënjestër e strukturave radikale është komuniteti rom, CIVILi më 19 prill dërgoi pyetje deri te disa institucione:
Si është komenti juaj lidhur me marrëdheniet e rrënuara, tensionet dhe incidentet mes komunitetit maqedonas dhe rom në Koçan? Çfarë masa do të ndërmerren nga Ju dhe ministria Juaj për përmirësimin e gjendjes mes komunitetit maqedonas dhe rom në Koçan? A keni informata për gjendje të ngjashme në vend? Cilat janë problemet, dhe si veproni Ju në lidhje me këto?
Pyetjet u dërguan edhe te Ministri për system politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi, I cili njëkohësisht është edhe zëvendëskryeministër. Nga kabineti I Grubit arriti përgjigja më 22 prill, në ora 18. Po e transmetojmë në tërësi:
Ne dënojmë incidentet e izoluara etnike por edhe në çfarëdo baze tjetër. Politikat e qeverisë së Republikës së Maqedonisë për shoqëri të barabartë janë treguar të suksesshme dhe kjo tashmë po reflektohet në marrëdhëniet midis të gjitha komuniteteve në vend, në mënyrë që të ndërtojmë një shoqëri kohezive për të gjithë qytetarët tanë të integruar në NATO dhe BE.
Për incidentet e izoluara si ky i fundit në Koçan, ne i bëjmë thirrje Ministrisë së Brendshme dhe Prokurorisë Publike që sa më shpejtë të zbardh rastin.
Për këtë rast konkret, ne do të kontaktojmë dhe do të bisedojmë me kryetarin e komunës së Koçanit dhe udhëheqësit e bashkësive lokale në mënyrë që të kontribuojmë në respektimin e plotë të të drejtave të të gjithë qytetarëve në vend dhe t’i japim fund diskriminimit.
Ekipi i CIVILit e vizitoi Koçanin më 21 prill, dhe u takua me kryetarin e komunës së Koçanit, Nikollço Ilijev, i cili premtoi se nuk do të lejojë të rrënohen marrëdhëniet etnika dhe se çdo problem do ta zgjidhin me dialog dhe bisedë.
Organizata e dënoi ashpër dhunën në komunën e Koçanit dhe kërkoi nga institucionet zgjidhje të menjëhershme të rastit dhe dënim të përshtatshëm për të gjithë të involvuarit në rastin.
Ende pritet përgjigje nga Ministria për punë dhe politikë sociale, Darko Stojçevski, këshilltar nga VMRO-DPMNE në komunën e Koçanit dhe nga deputeti I pavarur Venko Kërstevski I cili në profiling e tij në Fejsbuk për incidentet ka shkruajtur “Sy për sy, dhëmb për dhëmb”.